GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndërsa luftimet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërsa luftimet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1200 të vrarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të dielën.

Ndërkohë, luftime të ashpra kanë vazhduar dhe Rusia pretendoi se ka marrë nën kontroll një fshat në rajonin e Donjeckut.

Riatdhesimet po kryhen pas dy rundesh bisedimesh të drejtpërdrejta për paqe në Stamboll, të cilat prodhuan marrëveshje për këmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vdekurve, por nuk sollën përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Edhe 1.200 trupa, që pala ruse pretendon se i përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë ushtarë, janë kthyer në Ukrainë”, tha Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, të dielën në Telegram.

Autoritetet do të punojnë për t’i identifikuar trupat, thuhet më tej.

Kjo e çon në 4.012 numrin e përgjithshëm të trupave të dërguara nga Rusia në Ukrainë. Rusia ka raportuar se ka marrë gjithsej 27 trupa të ushtarëve vrarë rusë nga Ukraina deri më tani.

Sipas mediave shtetërore ruse që citojnë burime anonime, Moska nuk ka marrë asnjë trup gjatë këmbimit të 15 qershorit.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer disa herë të burgosur lufte dhe trupat e të vdekurve që nga bisedimet në Stamboll, më 16 maj dhe 2 qershor, por Moska ka refuzuar thirrjet e Kievit dhe Perëndimit për një armëpushim, ndërsa luftimet vazhdojnë gati 40 muaj pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, më 24 shkurt 2022.

Rusia dhe Ukraina kishin bërë këmbime të ngjashme edhe para bisedimeve në Stamboll, por pa ndonjë ndikim të madh në shkallën e armiqësive.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të dielën se forcat ruse kanë marrë kontrollin e Malinivkës, një fshat në rajonin e Donjeckut, ku kanë ndodhur disa nga luftimet më të ashpra.

Po ashtu, Ministria njoftoi se forcat ruse kanë kryer një sulm të suksesshëm me raketa gjatë natës në një rafineri në qytetin Kremençuk, e cila, sipas tyre, furnizon me karburant forcat ukrainase në rajonin e Donjeckut. Ajo nuk dha më shumë dehollësi dhe pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Ministria shtoi gjithashtu se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 128 dronë ukrainas dhe dy raketa të drejtuara në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se Rusia ka lëshuar të paktën 183 dronë sulmues dhe 11 raketa gjatë natës, dhe se mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi 167 prej tyre.

“Sulmi kishte në shënjestër kryesisht rajonin e Poltavës, veçanërisht Kremençukun”, shkroi ai në rrjetet sociale.

“Moska po e bën këtë që katër vjet dhe është vazhdimisht duke rritur numrin e sulmeve. Prandaj është shumë e rëndësishme të merren vendime për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë në javët në vijim”, tha Zelenskyy.

“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e G7-ës kanë fuqinë për ta bërë këtë”, shtoi ai.

Liderët do të mblidhen më 15–17 qershor në Kanada për samitin e G7-së – ku marrin pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Kanadaja dhe Japonia – i cili mund të dominohet nga luftimet e ashpra midis Izraelit dhe Iranit.

Zelensky planifikon të marrë pjesë dhe të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, i cili që nga fillimi i mandatit të tij të dytë në janar ka kërkuar të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Kremlinin.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë nëse konstaton se Moska nuk dëshiron paqe, por ende nuk e ka ndërmarrë këtë hap dhe ka thënë se mund të ndëshkojë edhe Ukrainën nëse palët nuk bëjnë përparim drejt paqes së shpejti.

Pas një telefonate më 14 qershor, Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Putin “ndien, ashtu si unë, se kjo luftë midis Izraelit dhe Iranit duhet të përfundojë, dhe unë i shpjegova se edhe lufta e tij duhet të përfundojë”. /rel

Etiketa: RusitrupaUkraine

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
“Do t’i bëj tatuazh për t’i patur përherë në zemër!” Flet shqiptari që shpëtoi të miturit nga mbytja, por nuk mbijetuan

“Do t’i bëj tatuazh për t’i patur përherë në zemër!" Flet shqiptari që shpëtoi të miturit nga mbytja, por nuk mbijetuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com