GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtime e hotel pa leje në Sarandë, kush janë 8 zyrtarët e arrestuar

10:38 - 14/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtime e hotel pa leje në Sarandë, kush janë 8 zyrtarët e arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës ka qenë shkaku i 11 urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ditën e djeshme. Hoteli në fjalë, rezulton në pronësi të ish Drejtorit të ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati.

Sipas burimeve, Murati kishte marrë leje për rikonstruksionin e një objekti ekzistues të blerë nga ana e tij, por e kishte rrënuar të gjithin duke e ndërtuar pa leje nga fillimi e duke shtuar më shume kate se sa ekzistuesi. Pas kësaj ai ka arritur ta legalizojë objektin pa leje, hotel i cili është vendosur dhe funksionon si i tillë prej rreth 2 vitesh. Të gjitha këto veprime kanë ndodhur pasi ai e kishte lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar në një detyrë tjetër drejtuese.

Hoteli i Mariel Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

Tetë zyrtarë të bashkisë Sarandë ranë në prangat e policisë një natë më parë pas 11 urdhëra arresti nga Prokuroria e Sarandës.

Mësohet se në qeli aktualisht ndodhen vetëm 6 prej të arrestuarve, pasi Ina Papa dhe Manushaqe Saliko janë lënë mbrëmë vonë të lira, në masë të lehtë sigurimi për shkak se rezultojnë nëna të reja me fëmijë të mitur.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Kom.Pol.Sarandë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po kryen me intensitet të lartë veprimet proçeduriale në funksion të procedimit penal nr 37 te vitit 2024, regjistruar për veprën penale  “falsifikimi i dokumenteve”; “ndertim i paligjshem”  “shperdorim i detyres”, parashikuar  përkatësisht nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248të Kodit Penal.

Si rezultat e veprimeve hetimore të deritanishme,  janë përftuar dyshime të arsyeshme mbi ekzistencën e disa veprave penale kryer nga funksionare dhe ish funksionare të pushtetit Vendor, bashkia Sarandë.

Pas administrimit te provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë e mundur ekzekutimi i ndalimit të  8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

Ermen Stroka,  me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë, .

Erald Lika, , me detyrë Specialist/inxhinier  në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë,

Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande

Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë,

Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë ,

Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë,

Manushaqe Saliko,  me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kerkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Personat si mësipër në ushtrim të detyrave funksionale të tyre, kanë lejuar në shkelje të ligjit ndërtimin   pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7 katësh (hotel)  pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

Etiketa: arrestSarandëzyrtare

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Thyen sërish rekord, Dua Lipa e para femër me tre këngë me nga 2 mld klikime…

Surprizon Dua Lipa, ja emri dhe data e publikimit të albumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com