GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë

09:26 - 27/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtime pa leje në zemër të Butrintit, Prokuroria çon në gjyq zyrtarët e IVMT Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve kryeinspektorin dhe disa inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT), Bashkia Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Sipas organit të akuzës, procedimi penal nr. 416 i vitit 2023 ka zbuluar se në zonën e Ksamilit, në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, janë kryer ndërtime në një sipërfaqe të konsiderueshme pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Kanali i Vivarit është pjesë e Parkut Kombëtar “Butrint” dhe gëzon statusin Monument Natyre (MN), sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 303, datë 10.05.2019, të ndryshuar me VKM nr. 187, datë 25.03.2021. Për këtë arsye, çdo ndërhyrje ndërtimore në këtë zonë i nënshtrohet një regjimi të rreptë ligjor.

Nga hetimet rezultoi se punonjësit e IVMT të Bashkisë Sarandë nuk kanë ndjekur procedurat ligjore për konstatimin e plotë të punimeve dhe nuk kanë marrë masat administrative të parashikuara nga ligji, përfshirë vendosjen e gjobave, duke lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme në zonë të mbrojtur.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria ka dërguar në gjyq:

  • R.P., i akuzuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”;

  • Personin juridik “Laguna Invest”, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim toke”;

  • Shtetasit E.Z., B.K. dhe V.X., me detyrë inspektorë të IVMT, Bashkia Sarandë, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

  • Shtetasin A.M., kryeinspektor i IVMT, Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, i akuzuar po ashtu për “Shpërdorim detyre”.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa hetimi hedh dritë mbi përgjegjësinë institucionale dhe individuale për dëmtimin e një prej zonave më të rëndësishme të mbrojtura natyrore dhe kulturore në vend.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26
SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…
Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26
Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?
Breaking Views

Sikleti i Bardhit kur e pyesin për Salianjin: Ka një qëndrim zyrtar, unë jam nënkryetar, ç’prisni nga unë më shumë…?

23:08 - 30/03/26
Para
E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

E trembur për ‘fundin e botës’, nëna merr fëmijët dhe ikën nga SHBA. Ja ku gjen strehë ! (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 31/03/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Mars 2026

07:35 - 31/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 31 Mars 2026

07:32 - 31/03/26
SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe një të Ermal Beqirit! Hetuesit e BKH…

23:21 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com