GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimet kaotike në Shqipëri/ Braçe: Mungojnë kontrollet dhe standardet! Karakaçi: Po bëjmë ligj të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Siguria e materialeve të ndërtimit dhe standardet mbrojtëse ndaj zjarrit u kthyen në fokus të interpelancës në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Gjatë fjalës së tij, Braçe ngriti shqetësime lidhur me përdorimin e materialeve të ndërtimit dhe mungesën e kontrolleve efektive të sigurisë, duke iu referuar edhe zjarrit të ndodhur pak javë më parë në një kompleks banimi pranë QSUT-së.

Deputeti deklaroi se prona e banorëve u shkatërrua plotësisht nga flakët, ndërsa sipas tij, edhe pas disa javësh situata mbetet problematike dhe larg rikthimit në normalitet.

“Isha dy ditë më parë në kompleksin e djegur pranë QSUT-së. Përveç pagesës së qirasë për strehim të përkohshëm, nuk ka ndodhur asgjë tjetër. Nuk është bërë as pastrimi i objektit, ndërsa banorët vazhdojnë të jetojnë me pasiguri”, u shpreh Braçe.

Ai ngriti pyetje mbi ekzistencën dhe zbatimin e kodeve të mbrojtjes nga zjarri në ndërtime, veçanërisht në godinat që grumbullojnë një numër të madh qytetarësh, duke theksuar rëndësinë e certifikatave të sigurisë dhe kontrolleve periodike për sistemet elektrike, furnizimin me ujë dhe mbrojtjen ndaj zjarrit.

Sipas Braçes, sektori i ndërtimit është fokusuar më shumë te pamja estetike e objekteve sesa te standardet reale të sigurisë.

“Po ndërtojnë për të shitur një fjetinë të bukur nga jashtë, por jo domosdoshmërisht një banesë të sigurt. Siguria nuk shihet dhe për pasojë nuk shitet”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri Enea Karakaçi tha se cilësia e materialeve të ndërtimit mbetet një nga elementët kryesorë për garantimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së objekteve.

Karakaçi bëri me dije se është hartuar një projektligj i ri për tregtimin e produkteve të ndërtimit, i cili synon përafrimin me rregulloret e Bashkimit Europian dhe krijimin e një sistemi modern për verifikimin dhe certifikimin e materialeve të ndërtimit.

“Cilësia e materialeve të ndërtimit, një prej faktorëve më të rëndësishëm në garantimin e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe funksionalitetit të objekteve të banimit. Kuadri ligjor në Shqipëri ka vendosur disa themele përsa i përket kontrollit të cilësisë në ndërtim, duke përcaktuar personat përgjegjës dhe institucionet kompetente.

Në këto akte janë detajuar dhe evidentuar dispozitat për kontrollin e cilësisë së materialeve të ndërtimit. Ligji parashikon që prodhuesi është përgjegjës për deklarimin dhe vërtetimin e konfirmimit të produktit ndërsa mbikëqyrja e tregut kryhet nga inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit. Legjislacioni aktual është i hershëm dhe ka dalë nevoja për përditësim edhe në kuadër të integrimit të BE-së.

Është hartuar pr.ligji për tregtimin e produkteve të ndërtimit i cili synon përafrimin me rregulloren e BE-së të 2024-ës. Ky pr.ligj synon krijimin e një sistemi modern dhe të unifikuar për vlerësimin, verifikimin dhe deklarimin e performancës së produkteve të ndërtimit në përputhje me standardet e BE-së. Po ashtu, parashikon ngritjen e strukturave përgjegjëse për certifikimin, vlerësimin teknik dhe mbikëqyrjen e tregut me qëllim rritjen e sigurisë. Ky pr.ligj është hedhur për konsultim publik”, tha Karakaçi.

Etiketa: Bracendertimestandarte

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut

500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com