GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ndërtimet në Tiranë/ Si e humbi toruan Rama për paratë e pista

16:08 - 09/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtimet në Tiranë/ Si e humbi toruan Rama për paratë e pista
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Edi Ramën e nxjerr nga batutat, tallavaja dhe ofendimet është shumë e lehtë që të dalë blof. Kjo i ndodhi kryeministrit gjatë një debati tek “Të Paekspozuarit”, për pastrimin e parave në industrinë e ndërtimeve në Tiranë. Shumë raporte ndërkombëtare madje dhe Departamenti i Shtetit apo BE, ka ngritur alarmin për lekët e krimit që pastrohen në Tiranë.

Neritan Sejamini e pyeti se si shpjegohet që miliardat që janë hedhur për ndërtimet në Tiranë nuk justifikohen aspak me kreditë që kanë dhënë bankat.

Gjithsej argumentoi ai në periudhën 2020-2022 janë dhënë leje për 2,37 milionë metra katrorë ndërtim.

Sikur ti marrim me një kosto minimale për 500 euro metri katrorë ato kushtojnë afërsisht 1.3 miliardë euro që janë investuar në këtë sektor.

Por ndërkohë vazhdoi ai po për periudhën 2020-2022 bankat kanë financuar me kredi vetëm 200 milionë euro. Atëherë pyetja është nga kanë dalë 1.1 miliardë euro që nuk kanë kaluar nga bankat?

A kemi të bëjmë këtu me para të papastra, të ardhura nga aktivitetet kriminale dhe trafiku i drogës? A është kjo një provë që vërteton tezën që thonë institucionet ndërkombëtare të cilat e fusin Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave, apo përgjimet që flasin për shpëlarjen e parave të Ndraghetës? Duke kujtuar se pyetja mbaronte këtu kryeministri u relaksua.

Me lehtësi Rama iu përgjigj se këto ndërtime financohen nga blerja e drejtpërdrejtë e qytetarëve. Pra sipas parimit të godinave që ngrihen duke u shitur që në gropë.

Por analisti nuk e kishte lënë me kaq hulumtimin. Sejamini hapi sërish statistikat. Dhe prej tyre rezultonte se, as investimi personal i qytetarëve për apartamente nuk justifikohej me kreditë që ata kanë marrë në bankë.

“Vlera e këtyre apartamenteve nëse shiten me mesatarisht 1 mijë euro metri katror është 2.37 miliardë euro. Por ndërkohë për blerje apartamentesh qytetarët shqiptarë janë kredituar nga bankat vetëm ne 320 milionë euro.

Pra bëhet fjalë për afro 2 miliardë euro para të padeklaruara që mbajnë në këmbë industrinë e ndërtimit,” tha Neritan Sejamini.

Këtu Rama mbeti pa fjalë dhe filloi të shante me stilin e tij se gazetarët që kishte përballë ose nuk kuptonin ose nuk e donin të mirën e Shqipërisë.

Nga argumenti logjik ai kaloi në sulm personal dhe propagandë zhurmuese. Edhe më keq shkoi biseda kur Enton Abilekaj dhe Neritan Sejamini këmbëngulën se këto shifra forcojnë dyshimet për shndërimin e Shqipërisë në një lavatriçe të pastrimit të parave kriminale dhe përligjin insistimin ndërkombëtar për të ndaluar një amnisti fiskale për paratë që vinë nga jashtë në Shqipëri.

Aq shumë e humbi kryeministri toruan sa kur u hap tema e amnistisë që e ka futur qeverinë në telashe të mëdha me Londrën dhe Brukselin, ai tha një gjë që e përsërit në rrethe të ngushta, por nuk e bërtet fort publikisht: “Ata e bëjnë këtë se duan ti mbajnë në vendet e tyre këto para”, tha Rama.

Ai hodhi poshtë edhe raportin e Departamentit të shtetit që ngre shqetësimin për pastrimin e parave duke e quajtur atë një “copy paste” që përsëritet nga viti në vit. “Ju keni gjithë kohën që na përmendni DASH-in për ta parë Berishën sipas “Non gratës” që e ka damkosur ai, ndërsa për pastrimin e parave thoni se raporti ia fut kot” e mbylli bisedën gazetari duke faktuar se Rama ishte fare i pa përgatitur në këtë pikë dhe duke mos mbrojtur dot akuzat për pastrim parash./Lapsi.al/

Etiketa: Ndertimet ne TiraneRamaSejamini

Lajme të lidhura

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari
Aktualitet

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?
Breaking Views

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
Para
Bylykbashi cilëson “shkelje brutale” deklaratat e Ramës për fondet

Bylykbashi cilëson “shkelje brutale” deklaratat e Ramës për fondet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25

Në 6 shkurt, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e kontestuar të mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do...

Lexo më shumë
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari

17:50 - 15/12/25
Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

Prej shkurtit në burg, Bashkia e Tiranës shkresë KQZ: Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt?

17:48 - 15/12/25
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit

17:40 - 15/12/25
Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

Dosja Sky ECC/ Pas goditjes në Mal të Zi, Rraja–Sefa flasin për arrestimet: “Neve s’kanë ç’na bëjnë”

17:28 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com