GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimet pa leje, arrestohen 5 zyrtarë të Bashkisë Elbasan

22:06 - 22/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimet pa leje, arrestohen 5 zyrtarë të Bashkisë Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

5 zyrtarë të Bashkisë Elbasan kanë rënë në pranga këtë mbrëmje pasi, dyshohet se kanë lejuar disa ndërtime pa leje. Mësohet se pas një kontrolli për goditjen e krimit mjedisorë, policia ka evidentuar që punonjësit e IMT Elbasan kanë shfrytëzuar detyrën dhe kanë lejuar ndërtimin pa  leje të një objekti në lagjen “5 Maji”. Fillimisht  është bërë arrestimi i shtetasit Y.B., banues në lagjen “5 Maji” Elbasan , pasi është kapur në flagrancë duke kryer ndërtime pa leje në një magazinë”.

Në këtë kuadër, policia ka arrestuar edhe ish-kryeinspektori i IMT-së në Elbasan, bashkë me të edhe 4 zyrtarë të të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan dhe kanë lejuar në dijeni të plotë  ndërtimin pa leje të objektit.

Valë arrestimesh për krime mjedisore

Arrestimi i 5 punonjësve të IMT ka ardhur si pasojë e një operacioni të madh që Policia e Shtetit po kryen në të gjithë vendin për të goditur rastet e krimit mjedisor. Nga kontrollet e kryera janë gjetur një sërë shkeljesh dhe si pasojë janë prishur furra artizanale të prodhimit të gëlqeres, që përdorin kryesisht goma të automjeteve për djegie. Gjithashtu,  janë konstatuar dhjetëra raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, gërryerjes së lumenjve dhe ndotjes së tyre apo të hedhjes së inerteve, që shkaktojnë ndotje të ajrit. Në këtë kuadër janë proceduar dhe arrestuar personat përgjegjës të këtyre krimeve mjedisore.

Nga të dhënat e publikuara nga policia bëhet me dije se vetëm dy javët e fundit, si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin  janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit. Në këto krime mjedisore janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve. 

Po kështu, shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkaktuar ndotje të ajrit. Ndërsa vijojnë kontrollet për të parandaluar raste të tjera. 

Etiketa: arrestimeIMTKryesore1zyrtare

Lajme të lidhura

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh
Aktualitet

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet
Aktualitet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Para
I riu shqiptar rrëfen për rolin e Ibrahimviç në filmin “I Am Zlatan”

I riu shqiptar rrëfen për rolin e Ibrahimviç në filmin “I Am Zlatan”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh
Aktualitet

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26

Një 65-vjeçar i identifikuar si Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e një...

Lexo më shumë
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26
Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

Tuneli i Murrizit, PD: 450 mln euro të vjedhura për një tunel të çarë, të pakolauduar dhe të rrezikshëm për jetën

14:04 - 30/01/26
3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

3.6 mln euro për 17 parti politike, KQZ shpërndan fondin vjetor, PS dhe PD marrin pjesën më të madhe

13:51 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com