GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i bazës ushtarake nga NATO, banorët protestë për vlerën e shpronësimit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i bazës ushtarake nga NATO, banorët protestë për vlerën e shpronësimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Moravë kanë zhvilluar sot një protestë për të kundërshtuar ngritjen e një baze ajrore nga NATO, e cila është parashikuar të ndërtohet në pistën e aviacionit të Kuçovës. Ata kërkojnë që shpronësimi i pronave të tyre të bëhet njësoj si në rajon, pasi vlerësimi që qeveria iu ka bërë me 1.80 euro për metër katror është i papranueshëm.

“Të bëhet projekti i NATO-s por shpronësimi të vlerësohet si në vende të tjera të rajonit si në Kosovë që u vlerësua për 75 dollarë për metër katrorë për tokë, apo në Greqi për 60 euro, ne na e japin për 1.80 euro për metër katrorë. Po na heqin bukën e gojës. Rama ta kuptojë këtë se i dhamë mandatin e tretë. Nga 200 mijë euro që kam shpenzuar për shtëpinë me jep 90mijë euro.”, shprehet një banor.

“Shteti po me merr shpirtin ku të shkoj ku të mbytem në këtë moshë.”

Janë të paktën 213 familje që nuk pajtohen me vlerën e shpronësimeve prej 203 lekë për metër katrorë, teksa theksojnë se kanë ankimuar shkresën e ardhur nga Ministria e Mbrojtes.

“S’jemi dakord me çmimin e tokës pikë mbaroi. Erdhi shkresa nga Ministria e Mbrojtjes që do jetë 2 milionë e 300. Bëmë ankesë. Ne nuk largohemi të marrin ekspertë të shohin me sa shitet toka këtu,” thotë një banor.

Ata shprehen se kërkesat e ardhura në shkresë janë qesharake.

“Më thonë në shkresë sposto serën, sera s’është objekt ta lëviz me rrota ku ta çoj.”

Banorët paralajmëruan se nëse prona e tyre nuk vlerësohet siç ata pretendojnë, do të zhvillojnë sërish protestë, por këtë herë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Etiketa: banoreKucoveNATOprotesteshpronesim

Lajme të lidhura

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?
Aktualitet

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

15:16 - 29/10/26
Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së
Aktualitet

Tensionet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Berishës dhe 6 deputetëve të PD-së

14:49 - 29/10/26
Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët
Aktualitet

Ivi Kaso: Rama autokrat që duhet larguar, dhunon studentët dhe tallet me qytetarët

14:41 - 29/10/26
Para
Pas disa vitesh Berisha rikthehet në Tropojë, kësaj radhe për “Foltoren”

Pas disa vitesh Berisha rikthehet në Tropojë, kësaj radhe për “Foltoren”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit
Breaking Views

Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimit

18:30 - 29/10/26

Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit...

Lexo më shumë
“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

“Veliaj u rrëmbye!”/ Edhe PD dënon transferimin, Teliti-këshilltarëve të PS: Dilni në protestë

18:00 - 29/10/26
Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

Protestat kundër qeverisë Rama/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë

17:37 - 29/10/26
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

Këshilltarët e Bashkisë Tiranë kundër transferimit të Veliajt: Kërkojmë transparencë!

17:22 - 29/10/26
Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

Dinamo, trajneri Daja pas ndeshjes: Ishim Superiorë, por kartoni i kuq na prishi punë

17:04 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com