GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit ngre në këmbë banorët: Kryetari të mbrojë interesat tona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit ngre në këmbë banorët: Kryetari të mbrojë interesat tona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fshati Madhesh, i Njësisë administrative në Ulëz të Matit, është një bukuri natyrore që ndodhet në pjesën e vargmaleve të Skënderbeut, teksa rrezikon të dëmtohet nga ndërtimi i një hidrocentrali.

Banorët e këtij fshati protestuan këtë të hënë, kundër ndërtimit të këtij HEC-i, ndërsa kërkojnë që ky projekt të mos ndërtohet pasi prek jetën e tyre të përditshme dhe të ardhmen e brezave në këtë zonë.

HEC-i Madhesh ka si qëllim shfrytëzimin e burimeve ujore për energji elektrike, teksa do të fusë në tuba rrjedhën e Lunresë, në Madhesh, qarku Dibër.

Lumi vjen prej Gurrës së Skënderbeut dhe derdhet në liqenin e Shkopetit, ndaj dhe banorët janë ngritur në proteste paqësore duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e hidrocentralit që sipas tyre do të dëmtojë natyrën dhe do të lërë pa ujë të pijshëm zonën.

Me pankarta në duar i madh e i vogël i fshatit Madhesh, kërkojnë që kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj të mbrojë interesat e banorëve dhe bukuritë natyrore të zonës.

Sipas banorëve HEC-i do të ndërtohet nga subjekti privat i quajtur “A.R.M-Albania sh.p.k”, me administrator Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Mat, Agron Malaj.

Duke qenë se pas këtij projekti qëndron kryetari i bashkisë dhe vëllai i tij, banorët e fshatit Madhesh kërkojnë që HEC-i të mos ndërtohet, ndërsa i bëjnë apel Malajt të mos vrasë interesat e tyre.

Mesazhi i banorëve në redaksinë tonë:

“Pershendetje. Diten e Hene Dt. 22. 08. 2022. Ora 10:00, Baoret e fshatit Madhesh, Njesia Administrative Ulez, bashkia Mat, te mbeshtetur dhe nga Org: Mjedisore Lokale te zones. Organizuan proteste paqesore, ne vendin e quajtur Sektori C, ne kundershtim te ndertimit te HEC-it Madhesh, i cili cenon katerciperisht interesat e ketyre banoreve, tashme te vertetuara dhe me studimet e fundit te eksperteve perkates ate mjedisore, ligjore dhe biolog te shoqeruar me raportet e vleresimit perkates dhe te realizuar ne kuader te projektit “Angazhim Komunitare per Mbrotjen e Burimeve Ujore te Fshatit Madhesh Bashkia Mat”./JOQ

Etiketa: HEC-eKryesore1Matiproteste

Lajme të lidhura

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!
Aktualitet

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
Para
Tender 1 miliard lekë për ushqimin e ushtarëve në Vlorë, Shpresa Joanidhi e fiton pa garë  

Tender 1 miliard lekë për ushqimin e ushtarëve në Vlorë, Shpresa Joanidhi e fiton pa garë  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?
Breaking Views

Qytetarja në protestën e 125-të: Edhe sa vila ke o ‘Bela belaja’?

20:21 - 02/10/26

Qytetarja në protestën e 125 qytetarë në Tiranë bëri thirrje drejtësisë që të arrestojë Belinda Ballukun. Gjithashtu hodhi akuza ndaj...

Lexo më shumë
Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

Kontrollet në banesën e Ron Yeffet/ Arben Kola: BKH e SPAK zbarkuan në krahun e djathtë të mafias së Ramës

19:59 - 02/10/26
‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

‘Non grata’ lë Berishën jashtë pritjes së ambasadorit të ri amerikan, ja politikanët që morën pjesë

19:41 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com