GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i rrugës prek shtëpitë e banorëve, përjashtohen kryeplaku e zyrtarët e bashkisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i rrugës prek shtëpitë e banorëve, përjashtohen kryeplaku e zyrtarët e bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohen se prishjet e mureve dhe rrethimeve të shtëpive të banorëve anash rrugës që po ndërtohet janë bërë në mënyrë selektive.

Sipas tyre, në fillim u tha që rruga do jetë e gjerë 7 metra, kështu banorët firmosën që muret rrethuese të banesave të tyre të prishen, por në fakt disa u toleruan edhe pse drejt banesave të tyre rruga nuk ka gjerësinë sa te banesat e tjera.

Dhe është pikërisht shtëpia e kryeplakut dhe një punonjësi të ujësjellës kanalizimeve, rrethimet e të cilave nuk janë prekur. Njëri prej tyre tregon se i prishën muret, ndërsa ata që kanë lidhje politike nuk ju prishën. “Ne nuk lejuam që të vazhdojë puna në rrugë për shkak të këtyre prishjeve selektive, tek shtëpitë tona u prishën tek ata që kanë lidhje politike nuk prishën” thotë një banorë. Madje sipas tij njëra është shtëpia e kryeplakut dhe tjetra e një punonjësi në bashki.

Kryeplaku për gazetarët mohon të ketë ndikuar që të mos prishet rrethimi i banesës së tij, madje ai thotë se ka kërkuar të shoh projektin, por askush nuk e ka pritur.

Administratori i Njësisë Administrative Bubullimë,Artan Mina, tregon se rruga po bëhet nga Bashkia Lushnjë, nuk e di sa do jetë vlera e investimit, dhe punimet janë ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike në rrugë, por do rinisi puna dhe do prishen edhe ato pjesë rrethimesh që nuk janë prishur.

Gazetarët e Fiksit nuk morën një përgjigje nga bashkia për prishjen selektive të rrethimeve të banesave dhe as një afat se kur do rifillojnë punimet. /Top Channel/

Etiketa: BashkiaLushnjëzgjerimi

Lajme të lidhura

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Para
A është e dashuruar me Meritonin? Ja si përgjigjet Ilnisa

A është e dashuruar me Meritonin? Ja si përgjigjet Ilnisa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com