GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për apartamentet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për apartamentet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 janari 2024 nisi zbatimin rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja nga 4% në 6% për disa zona të qytetit të Vlorës.

Maksimumi i shkallës tatimore prej 8% (sa niveli i Tiranës) sakaq do të aplikohet në më shumë zona. Vendimi për ndryshimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë është miratuar nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit dhjetor 2023.

Sipas vendimit të miratuar norma e taksës 6% të ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja do të aplikohet për objektet që ndodhen në vijën e parë në zonat, si: nga rruga “Pelivan Leskaj” deri në njësinë administrative Orikum, përgjatë rrugëve “Sazani” dhe “Gjergj Kastrioti” (në Transballkanike), bulevardit “Ismail Qemali” dhe rrugës “Pelivan Leskaj”.

Ndërsa aplikimi i maksimumit të shkallës tatimore 8% do të përfshijë edhe ndërtimet e reja nga zona e Skelës deri në zonën e Tunelit. Në vendimin e mëparshëm në vijën e parë të ndërtimit me normën tatimore 8% përfshiheshin ndërtimet nga zona e Skelës deri te Rrapi.

Vitet e fundit Vlora është kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik, çka ka nxitur interesin për blerjen e pasurive të paluajtshme në qytet, që kanë arritur deri në 2800 euro/m2 ne zonën e Lungomare dhe mbi 3000 euro/m2 në resorte.

Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron se rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qytetin e Vlorës pritet të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi më herët pohoi për Monitor se në tërësi në sektorin e ndërtimit përgjatë 2024 pritet që kostot direkte të shtrenjtohen nga rritja e taksave.

“Në ndërtim kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh Vlora hodhën diskutimin për rritjen e kësaj takse nga 4% që e ka aktualisht në 6%. Ndërsa ndryshimet e çmimeve të referencës do japin efekt në qytetin e Tiranës dhe pritet të rrisin mesatarisht 40% kostot e ndërtimit. Sigurisht që ky shtim kostosh do të shoqërohet me rritje të çmimeve”, pohon ai.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera.

Për kryeqytetin taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8%. Në 5 vite, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia Tiranë ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në 2022 nga kjo taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliard lekë. Arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikohen në 7 miliardë lekë. Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë referuar të dhënave të projektbuxhetit pritet të jenë për 2024 në vlerën e 6,3 miliardë lekëve. Në 2025-2026 arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Me vendimin e muajit korrik 2023 qeveria ndryshoi çmimet e referencës për shitblerjen e apartamenteve vetëm për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe 5 komuna, si Farkë, Dajt, Petrelë, Kashar dhe Prezë.

Rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror. Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës do të rrisë detyrimin e tyre për taksën e ndikimit në infrastrukturë që llogaritet mbi çmimet e referencës.

Nga ndryshimi i çmimeve të referencës pritet të ketë shtim të detyrimit për familjarët dhe bizneset edhe për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore, pasi vlera e saj është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar. Në rrethe referencat mbetën të pandryshuara.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pohoi më herët se këtë vit do të ketë rishikim të çmimeve të referencës edhe në zonat bregdetare me qëllim përafrimin e tyre me vlerat e tregut.

Etiketa: Cmimendertues

Lajme të lidhura

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë, të parët në Europë

07:39 - 13/07/26
Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët
Aktualitet

Të harruar nga qeveria, afro 30% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

07:45 - 11/07/26
Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%
Breaking Views

Euro në rekord historik, këmbehet 93.7 lekë! Në 10 vjet u zhvlerësua me 31.5%

16:53 - 10/07/26
Para
Gara për president në SHBA, Chris Christie tërhiqet nga kandidimi

Gara për president në SHBA, Chris Christie tërhiqet nga kandidimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën
Aktualitet

Mbyllet para Kryeministrisë protesta e 44-t, paralajmërimi për Ramën

22:28 - 13/07/26

Protesta e 44-t radhazi kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së hënës, pasi mijëra qytetarë qëndruan për disa orë përpara...

Lexo më shumë
“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

“Ligji i luftës” me Shqipërinë, Profesori grek tregon se ku qëndron ngërçi real

22:24 - 13/07/26
Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

Sherr me thika në Fushë-Krujë, plagoset 22-vjeçari dhe dërgohet me urgjencë te Trauma

22:21 - 13/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

“Zegjine gëk-mëk”, protestuesit ironizojnë deputeten e PS gjatë marshimit në ditën e 44-t të protestës

22:01 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com