GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Florian Markun? Alban Beqiri: Në Serbi nuk kishim as fizioterapist

09:31 - 12/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Boksieri shqiptar bën historinë në Serbi, kualifikohet në gjysmëfinale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alban Beqiri mbylli garimin e tij historik në Kampionatin Botëror të Boksit me një medalje të bronztë. Boksieri shqiptar arriti të shkonte deri në gjysmëfinale në kampionatin e mbajtur në Serbi, por humbi përballë rusit Vadim Musaev. Albani bashkë me trajnerin e tij, Seat Bushati, ishin të ftuar këtë të premte në emisionin e mëngjesit në ABC, ku folën për suksesin dhe peripecitë që i është dashur të kalojnë.

“Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që tifozeria të fishkëllente në aspektin e keq, pasi ndeshjen e parë e kreva me sukses, nuk e mendova shumë atë pjesë. Sikur më motivoi dhe u përqendrova te stërvitja. Pësova një dëmtim shumë të madh. Në ndeshjen e dytë pata një tërheqje muskulare në mes dhe e ndjeva dëmtimin, nuk mundesha dot të lëvizja shpejt dhe të kisha reflekset e duhura. Ndeshjen e nxora me sukses dhe kërkova një fizioterapist. Ky ishte një problem sepse nuk kishim një fizioterapist.”, tha boksieri.

Albani tregoi më tej se pasi ishte dëmtuar në ring, në ndihmë i kishte ardhur fizioterapisti i ekipit të Ekuadorit.  “Me ekipin e Ekuadorit kisha muhabet me fizioterapistin. I tregova se kam një problem dhe vetë me dëshirën e tij më ndihmoi. Në fakt një seancë më bëri gjatë ditës por motivimi nga të gjithë vinte një farë kohe mendoja vetëm për ndeshjen dhe harroja dëmtimin fizik. Ndeshje pa ndeshje u bënë të mëdha si plagë në ndeshjen e tretë u dëmtova në dorë pasi kisha një ndrydhje.”, tha më tej Albani.

Ndërkaq, trajneri kur u pyet nga gazetari Enkel Demi nëse do të ketë një përballje të mundshme mes Florian Markut dhe Albanit, ai tha: “Sa i përket kësaj ndeshjeje, me gjithë respektin që kam për Florian Markun, është një sportist shumë i mirë, mbi të gjitha është një djalë që punon fort. I urojmë shumë suksese por një përballje me Albanin në objektivat tona nuk janë me Florianin ose përtej tij. Me Albanin të kualifikohemi për në Olimpiadën në Paris”.

Etiketa: alban beqirifizioterapistFlorian Marku

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Kush janë bashkëpunëtorët italian të Rezart Taçit, kanë lidhje me ‘Cosa Nostran’

Kush janë bashkëpunëtorët italian të Rezart Taçit, kanë lidhje me ‘Cosa Nostran’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com