GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Laçin, Longo: Nuk e shoh skuadrën time favorite, por kam 21 titullarë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndeshja me Laçin, Longo: Nuk e shoh skuadrën time favorite, por kam 21 titullarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të hënë në orën 13:45 Kukësi do të përballet në transfertë me skuadrën e Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Abissnet Superiore.

Teksa ka folur në prag të kësaj sfide, trajneri i Verilindorëve Diego Longo është shprehur se bazuar në ecurinë e sezonit të kaluar nuk i sheh djemtë e tij si favoritë.

“Pas dy javësh nuk ekziston një kryesues. Ka vetëm favoritë dhe ne nuk jemi, sepse nuk mund të kalosh nga një kampionat në tjetrin, në dy muaj distancë dhe 21 pikë diferencë e të jesh favorit. Të tillë janë Vllaznia, Teuta, që luajnë dhe mirë e janë të organizuar. Partizani, Laci, që sigurisht është mbi ne, sepse vitin e kaluar fitoi 3 në 4 ndeshje me shumë pikë avantazh. Kështu që në do t’i marrim ndeshjet me radhë. Sigurisht Laçi është favorite. Një skuadër që ka shumë nga lojtarët e vitit të kaluar, ku bënë shumë më mirë se Kukësi. Kështu që janë ata favoritët. Janë nën presion, sepse kanë bërë 1 pikë në dy ndeshje e nëse nuk do të fitojë me ne, për ta do të ishte katastrofë.”- u shpreh ai.

Ndërsa më tej ka shtuar se pavarësisht mungesave prej dëmtimeve Kukësi ka 21 lojtarë të gjithë për teknikun që meritojnë të quhen titullarë.

“Fatkeqësisht ka edhe faktorë të tjerë, por nuk duhet të jenë alibi mungesat, dëmtimet. Kemi problem, por kam 21 lojtarë dhe për mua janë të gjithë titullarë. Mund të jetë rastësi që kanë luajtur të njëjtët, por do të ketë edhe ndryshime, të sforcuara në këtë rast, por kushdo të luajë do të bëjë të vetën dhe jam i qetë.”- vijoi Longo.

Më tej italiani shtoi se fitorja merret vetëm duke dhënë 100% nga vetja, pasi përballë kanë një kundërshtar shumë agresiv.

“Fitohet duke dhënë 100%, si gjithnjë, ndoshta edhe pak më shumë, duke qenë se është një skuadër shumë agresive, që është nën presion e do të japë edhe jetën që të fitojë. Natyrisht fitohet edhe me ekuilibër, me qetësi, me durim, duke shprehur lojën tonë e në fund të shohim”,-deklaroi trajneri.

Aktualisht Kukësi ndodhet në krye të tabelës së Superligës, pasi i ka fituar të dyja ndeshjet dhe ka mundur të grumbullojë gjashtë pikë./K.T/Gijotina.com

Etiketa: KukesiLacilongo

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Sherr me thika mes shqiptarëve në Zvicër, ndërron jetë 20-vjeçari

Sherr me thika mes shqiptarëve në Zvicër, ndërron jetë 20-vjeçari

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com