GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Milan, Vlahovic: Nuk fola që të mos mërzitej Ibra

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohet nga Conte, Fiorentina i vendos çmimin Vlahoviç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic, nuk donte të ‘shqetësonte’ Zlatan Ibrahimovic pas fitores 4-3 të Violës ndaj Milanit.

Lojtari serb vazhdon të impresionojë dhe ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke përfshirë një dygolësh në fitoren ndaj Milan fundjavën e kaluar.

Sulmuesi i Violës pranoi se dëshiron të ndihmojë që Fiorentina të kthehet në kampionatet e Evropës pas një fillimi të mirë nën drejtimin e Vincenzo Italiano, përpara se të fliste për fitoren e madhe kundër ‘Djallit’.

“Ndeshja kundër Milanit ishte një ëndërr”, tha Vlahovic për Telegraph.rs. “Por si në çdo punë, e kaluara tashmë është harruar dhe gjëja më e rëndësishme është ajo që do të vijë. Përpiqem të mos i ndjek shumë mediat, por në një farë mënyre ato ia dalin gjithmonë të më arrijnë. Ose ma dërgojnë miqtë ose e shoh në rrjetet sociale. Më duhet të vazhdoj stërvitjen edhe më fort dhe me dëshirë dhe vullnet edhe më të madh dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

Vlahovic zbuloi se ndeshjet kundër Milanit janë gjithmonë ‘të veçanta’ për shkak të idhullit të tij Ibrahimovic, por zbuloi se nuk foli me superyllin pas fitores kundër kuqezinjve të Italisë fundjavën e kaluar.

Serbi shpjegoi se nuk donte ta ‘shqetësonte’ suedezin pas fitores 4-3, por kujtoi momentin e veçantë nga e kaluara, kur Zlatan i dhuroi një fanellë.

“Zlatan më tha në serbisht të mos dorëzohem dhe të vazhdoj përpara”, shtoi Vlahovic. “Ai më shkroi një mesazh në gjuhën tonë në fanellë. Çdo ndeshje kundër Milanit është diçka e veçantë për mua, sepse të gjithë i dinë historitë për Ibrahimovic, i cili është idhulli im. Të shtunën, shënova golin tim të parë kundër Milanit, fitova kundër Milanit për herë të parë dhe është një kënaqësi e madhe. A jam unë trashëgimtari i tij? Nuk ndihem si trashëgimtari i tij dhe mendoj se secili duhet të shkojë në rrugën e tij. Ai është një kampion i madh, një nga sulmuesit më të mirë që jam përballur ndonjëherë në futboll, por kam ende shumë për të bërë për t’iu afruar nivelit të tij. Përpiqem të kem rrugën time, të punoj më shumë për veten time, të përmirësoj veten dhe të marr rezultatet më të mira.”-shtoi ai

Serbia arriti të fitojë në Grupin A të Kualifikueseve Evropiane të Kupës së Botës dhe në këtë mënyrë rezervoi një vend automatik në Katar 2022./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: ibramerziturVlahovic

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Superliga, Partizani-Teuta, përballja për kthesën

Dalin formacionet zyrtare të ndeshjes Partizani-Teuta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë, Klevis Kaso ka dhënë një intervistë për Report Tv pas rasteve të shtuara të banorëve që...

Lexo më shumë
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com