GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Partizanin e jo vetëm, ja axhenda e Romës

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Roma nuk ushtron të drejtën e blerjes, mesfushori në merkato
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 12 gusht Partizani luan një nga miqësoret më prestigjioze. Të kuqtë sfidojnë Romën e Murinjos dhe Kumbullës, me këtë të fundit që pritet të mos jetë në fushë për shkak se po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë në ligament, që pësoi në fundin e sezonit të shkuar.

Pas miqësores mes dy skuadrave të femrave, e zhvilluar pak muaj më parë, tashmë dy klubet kanë gjetur edhe akordin për zhvillimin e një tjetër ndeshjeje, këtë herë mes djemve, në të tjera përmasa e me një interes shumë më të madh, diçka që duket edhe nga numri i biletave të shitura deri më tani, kur jemi edhe pesë ditë larg sfidës, që nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Air Albania”. Mbrëmjen e shkuar numri i biletave të shitura shkonte 6100 të tilla.

 

AXHENDA

Para kësaj sfide, media sportive shqiptare “Panorama Sport” ka zbuluar axhendën e skuadrës nga kryeqyteti i Italisë fqinje, që do të vijë dhe do të largohet brenda ditës së shtunë të 12 gushtit. Duke përfituar nga afërsia gjeografike, Roma do të vijë në Tiranë vetëm 9 orë para nisjes së sfidës. Është planifikuar që skuadra nënkampione e Ligës së Europës, të zbarkojë në aeroportin e Rinasit, për t’u akomoduar më pas në një nga hotelet më të njohura në Tiranë.

Pak orë para ndeshjes, ekipi i Romës do të vizitojë për herë të dytë stadiumin “Air Albania”, ku një vit e dy muaj më parë arriti të fitojë trofeun e Ligës së Konferencës. Ekipi do të largohet direkt pas ndeshjes, duke planifikuar që të qëndrojnë në vendin tonë rreth 11 orë gjithsej.

Murinjo në zbarkimin e parë në Tiranë ka shfaqur simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët, me të cilët ka pasur të bëjë në karrierën e tij të gjatë si trajner. Mbetet të shihet nëse klubi roman do të lejojë prononcime të trajnerit dhe lojtarëve para apo pas ndeshjes.

Kjo ndeshje e Romës ndaj Partizanit do të jetë miqësorja e fundit para nisjes së Serisë A. Kryeqytetasit më 20 gusht do të sfidojnë Salernitanën në javën e parë të kampionatit. Ditën e djeshme Roma mposhti 2-1 Tuluzën në miqësore.

 

FUSHA

Terreni i blertë i stadiumit “Air Albania” mund të themi se është një nga problemet kryesore të organizatorëve para kësaj sfide. Roma do të gjejë në Tiranë një fushë të degraduar që nga finalja me Fejnordin në maj të vitit të shkuar. Edhe trajneri i Beshiktashit, Senjol Gynesh, pas ndeshjes me Tiranën kritikoi ashpër fushën e stadiumit, duke u shprehur se ishte shumë e fortë dhe se ai stadium meriton një terren të nivelit më të lartë./PanoramaSport

Etiketa: AXHENDAPartizaniPartizani-RomaRoma

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
Para
Horoskopi 11 qershor 2023/ Cilat janë shenjat më favorite për sot?

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Inflacioni rëndon xhepat e qytetarëve, por mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

15:31 - 04/11/26

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të...

Lexo më shumë
I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

I vunë tritol në makinë, pronari i “Benz”-it në Lezhë nuk është person i panjohur për policinë (Emri)

15:15 - 04/11/26
E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

E rëndë në Itali, pronari shqiptar i një kompanie ndërtimi humb jetën në punë (Emri)

15:01 - 04/11/26
Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

14:47 - 04/11/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Rama bllokoi arrestimin e Ballukut, Brukseli ngre alarmin: Barazia para ligjit në pikëpyetje

14:36 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com