GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshja me Poloninë, policia paralajmëron masa të forta/ Këto rrugë do të bllokohen

14:45 - 11/10/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Racizmi ndaj Anglisë. FIFA dënon Hungarinë, përfiton Kombëtarja kuqezi  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të martë Kombëtarja shqiptare do të presë në ‘Air Albania’ Poloninë në ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit ‘Qatar 2022’ që do të startojë në orën 20:45.

Në prag të kësaj sfide Policia e Shtetit ka publikuar edhe masat që do të merren, të cilat duket se do të jenë shumë të forta.

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen gjë që do të devijojë edhe trafikun, ndërsa tifozeritë do jenë gjithë kohës të kontrolluara dhe të survejuara nga policia.

Ndërsa është paralajmëruar se do të ketë ndërhyrje nga policia në ambientet e jashtme dhe ato të brendshme të stadiumit në rast trazirash.

“Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozeritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.”-shkruhet në njoftim.

Masat që do të merren nga policia:

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozeritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin./K.T/Gijotina.com

Etiketa: masaPoliciaPolonia

Lajme të lidhura

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)
Breaking Views

Asllani në fushë për 74 minuta, Besiktas fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

23:26 - 15/02/26
Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit
Breaking Views

Në ‘Maradona Stadium’ nuk ka fitues, Napoli dhe Roma ndajnë pikën mes spektaklit

23:08 - 15/02/26
Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia
Breaking Views

Humbja në Shkodër, Gvozdenoviç: Jam krenar për ekipin, ishim më mirë se Vllaznia

22:17 - 15/02/26
Para
Detaje të reja nga arrestimi i Gëllçit, denoncimet e para ishin nga kompani private, është kallëzuar edhe fituesi i tenderit

Korrupsioni me tenderët në TVSH, lihet në burg Thoma Gëllçi

TË FUNDIT

Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial
Kosovë & Rajon

Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial

10:19 - 16/02/26

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e shtetësisë së saj dhe e ka rikonfirmuar mbështetjen e...

Lexo më shumë
‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona

‘I kam refuzuar dorëheqjen Ballukut’, Rama: Nuk ka prokuror dhe gjykatës që t’i diskutojë vendimet tona

09:58 - 16/02/26
“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës

“Belindën nuk e japim!”, Rama mbledh grupin socialist: 7 institucione nuk do preken nga pezullimi i detyrës

09:35 - 16/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

PS po cënon standardet e parlamentarizmit! Nismat ligjore të opozitës përfundojnë në kosh

09:15 - 16/02/26
30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi

30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi

09:09 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com