GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ndeshja me Poloninë, Reja dhe Berisha: Qëllimi kryesor, bllokimi i Lewandowskit. Ja pse Broja nuk duhet të jetë titullar  

13:59 - 11/10/21
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Kualifikuesja me Hungarinë, flasin Reja dhe Berisha: Jemi në lojë, të realizojmë ëndrrën e Botërorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në konferencë për mediat në prag të ndeshjes me Poloninë.

Sfida që do të luhet këtë të martë në orën 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendos edhe ecurinë e mëtejshme të ‘Kuqezinjve’ në ëndrrën e Botërorit ‘Qatar 2022’.

Teksa ka folur për këtë përballje, Etrit Berisha është shprehur se Polonia do e ketë më të vështirë se Kombëtarja jonë në këtë sfidë.

“Edhe po të fitohet nesër kemi edhe dy ndeshje të tjera për t’i zhvilluar, më herët ka qenë më e lehtë në ‘Euro 2016’, tani është më e vështirë.”-tha ai.

Më tej ai shtoi se te Polonia presioni është më i madhe se te skuadra jonë, pavarësisht se ata janë shumë të fortë sipas gardianit është mësuar nga gabimet.

“Çdo lojë që fitohet rrugëtimi bëhet më i vështirë, presioni nuk duhet të jetë mbi ne, por mbi skuadrën e Polonisë.  Ndeshja e nesërme ka një domethënie shumë të madhe për të gjithë çunat. Shpresoj që ta interpretojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi duke u përballur me një Kombëtare shumë të fortë dhe të gjithë rezultatet janë të mundshme, duhet të bëjmë gabime sa më pak dukë mësuar nga ndeshja e kaluar me Poloninë.”-theksoi Berisha.

Ndërsa duke folur për mungesën e Gjimshitit dhe përballjen me yllin e Polonisë, Robert Lewandowskin, ai ka theksuar se nëse do neutralizohet sulmuesi i Bayern Munich Kombëtarja jonë do fitojë.

“Me siguri është një mungesë shumë e madhe për skuadrën tonë, dihet që Berati është nga lojtarët kyç t ë Kombëtares është një fatkeqësi që na ka ndodhur, mendoj se edhe Veseli ka bërë jashtëzakonisht mirë dhe jam i sigurt që skuadra do jetë kompakte dhe ata që do luajnë do luajnë mirë. Me siguri që Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë dhe do duhet të mundohemi ta ndalojmë si skuadër, nëse do e neutralizojmë do jetë një fitore e madhe për ne.”-theksoi gardiani ‘Kuqezi’.

Teksa trajneri, Edoardo Reja shtoi se Polonia ka shumë lojtarë të mirë, por që skuadra ‘Kuqezi’ e ka treguar se edhe me mungesa di të bëjë një lojë të mirë dhe të fitojë.

“Edhe kur kemi pasur mungesa ia kemi dalë shumë mirë. Nuk është vetëm Lewandowski, por Polonia ka shumë lojtari të mirë e të fortë. Për ndeshjen e nesërme duhet të përqendrohemi dhe të mos bëjmë asnjë gabim”-theksoi tekniku italian.

Më tej ai ka shtuar se jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë, ndonjëherë ndikon edhe fati ndaj ai shton që shpreson që ta vazhdojmë më tej këtë ëndërr.

“Ne jemi  të bindur që mund të ëndërrojmë deri në fund. Ne luajmë në shtëpi  dhe s’kemi asgjë për të mundur është shumë e rëndësishme që lojtarët të jenë të qetë, por edhe fati është i rëndësishëm. Marrim shembullin e ndeshjes së fundit me Poloninë, kështu që nuk dihet asnjëherë. Kemi punuar shumë që të bëjmë sa më pak gabime dhe pse jo të mos e vazhdojmë këtë ëndërr.”-tha Reja.

https://youtu.be/Dwa9IlU2_6Q

Sipas teknikut e rëndësishme është që të mos luhet vetëm në mbrojtje, por të synohet më shumë.

“Duhet të kemi iniciativa që të kontrollojmë lojën dhe të marrim rezultat. Ne kemi një stil loje që e kemi përdorur, por gjithmonë varet nga kundërshtari. Rëndësi ka që ekipi të bëjë një lojë të mirë dhe të marrim iniciativa, pa u ndjerë në presion.”-u shpreh ai.

Duke folur për Armando Brojën ka theksuar se ka pasur më shumë rezultat kur e ka futur në lojë nga stoli.

“E kam vendosur Brojën si titullar në ndeshjen me Kazakistanin, por nuk kam pasur të njëjtin rezultat si në momentin kur e kam futur nga stoli. Por gjithsesi nuk do ishte habi nëse do luajë që nga fillimi në këtë sfidë. Brojën e kam futur në fushë kur kam parë që ekipi është lodhur, pasi ai është një lojtar i fuqishëm dhe që bën diferencën. Po ta dija që bën gol mund ta hedh në fushë vetëm në 3 minutat e fundit me Poloninë  dhe e kishim zgjidhur, këtë gjë nuk e dimë.”-shtoi trajneri i Kombëtares.

Më tej duke folur për formacionin më të cilin do të zbresë në fushë, pasi sipas tij kjo duhet të vendosur vetëm pasi të shihet gjendja fizike dhe emocionale e të gjithë skuadrës.

“Sigurisht që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por nuk është definitive. Unë nuk kam vendosur ende për formacionin sepse unë duhet t’i shoh sot për gjendjen e tyre. Sigurisht që të luash çdo tre ditë është shumë e vështirë, megjithatë duhet t’i shoh nesër që të vendos përfundimisht, por duhet të bëjë shumë diferencime edhe në aspektin karakterial. Për 11 kam dyshimet e mia, por edhe shumë gjëra varen edhe nga Polonia, por duhet ta mësoj ekipin si të veprojnë për mënyrën si duhet të luajnë në fushë. Megjithatë kemi edhe dy ndeshje të tjerë, kjo nuk është e fundit.” -tha ai.

Më tej italiani shtoi se Polonia pritet të jetë shumë agresive që nga minuta e parë, por theksoi se kryesore është që të bllokohet Lewandowski.

“Do presim një Poloni sa më agresive, jam i bindur që ata do e nisin ndeshjen në sulm. Pasi ata e dinë që kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ndërsa për sa i përket Lewandowskit ç’mund të them ai është nga sulmuesit më të mirë jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Do bëjmë gjithçka jo vetëm me mbrojtjen, por edhe me mesfushën që ta bllokojmë atë që mos ketë mundësi që të marrë topa.”-tha ndër të tjera tekniku Reja.

Rikujtojmë se kjo sfidë do të zhvillohet këtë të martë në orën 20:45 në ‘Air Albania’ dhe Kombëtarja ‘Kuqezi’ do të ketë mbështetjen e rreth 22 mijë tifozëve që do e ndjekin ata nga afër./K.T/Gijotina.com

Etiketa: brojakombetarjalewandowskireja

Lajme të lidhura

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Para
“Jep dorëheqjen”, Zbardhen debatet në mbledhjen e PD, Bylykbashi- Bashës :Po dëmton demokratët

"Jep dorëheqjen", Zbardhen debatet në mbledhjen e PD, Bylykbashi- Bashës :Po dëmton demokratët

TË FUNDIT

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin
Aktualitet

“Po hidhem në lumë vëlla!” I dha fund jetës, 42-vjeçari kishte 7 vite pa e parë të birin

13:59 - 20/02/26

Një 42-vjeçar nga qyteti i Skraparit mësohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur në lumë. Ngjarja e...

Lexo më shumë
Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

Tritol, granata dhe armë, Ylli Zallës i gjendet sërish arsenal armatimesh në Fushë-Krujë

13:43 - 20/02/26
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com