GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndeshjet e qershorit, Reja: Synimi ynë të fitojmë grupin, luajmë me zgjuarsi

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Reja për RAI: Shqipëria po punon mirë, i gjithë kombi na mbështet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Kombëtares Shqiptare flet për tre sfidat e muajit qershor me Islandën, Izraelin dhe Estoninë, listën e 26 emrave të thirrur prej tij në skuadër, mungesat, rikthimet dhe ambiciet e skuadrës kuqezi.

Nga Durrësi ku po grumbullohet skuadra Edoardo Reja komentoi fillimisht zgjedhjet e bëra dhe ndeshjet e Nations League.

“Ndeshjet e Nations League janë të rëndësishme dhe presim të paraqitemi mirë me çdo kusht. Në mars skuadra ishte në gjendje të mirë, kishim nivel të lartë, dhe synimi ynë në këto sfida është të fitojmë grupin.

Në këtë ndeshje do të jemi të përqendruar dhe do të shikoj ditën e sotme edhe gjendjen e lojtarëve pasi është fundi i kampionatit. Do të hedh në fushë sigurisht lojtarët që janë në gjendjen më të mirë për të bërë maksimumin.

Lojtarët e dinë mirë rëndësinë e ndeshje dhe lojtarët do të hidhen në fushë për të dhënë 100% të tyre. Janë dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi është tek pjesa psikologjike e tyre, por edhe ajo taktike, do t’i analizojmë gjërat siç duhet. Skuadra që ne do të zgjedhim për të luajtur do të jenë në gjendje të mirë.

E pamë edhe tek ndeshja e Conference League, Mourinho vendosi Romën të  priste prapa, Feyenoord sulmoi fort. Është e rëndësishëm që ne të përdorim kokën për të dalë me pikët që duan.

Jam i kënaqur për sulmuesit që po shënojnë dhe janë në formë, por ekipi duhet te ketë ekuilibër. Duhet të tregojmë kujdes edhe prapa, sepse një ndeshje nuk fitoret vetëm nga sulmuesit, pasi dhe mbrojtësit duhet të fokusohen dhe duhet të jenë repartet të lidhura mes tyre për të marrë një rezultat pozitiv.

Po ndjek të gjithë lojtarët e rinj. Janë në fokus të gjithë, siç është edhe Asllani që është vetëm 20-vjeç dhe është në fokusin e skuadrave të mëdha.

Ne do iu japim të gjithëve mundësinë që të shfaqin talentin e tyre dhe të tregojnë se e meritojnë të përfaqësojnë fanellën e kombëtares.

Sa i përket Strakoshës, po kërkon një skuadër të re dhe më ka kërkuar leje. Është në listën e pritjes dhe i urojn Strakoshës të gjejë një skuadër sa më të mirë për të ardhmen e tij, pasi kjo është e rëndësishme. Ka marrë lejen time dhe ne gjithsesi i urojmë një zgjedhje sa më të mirë.

Në këto dy ndeshje do të tregojmë vlerat e vërteta të kombëtares për të bërë një përfaqësim sa më të mirë.

Të gjithë lojtarët që mungojnë në këtë listë kanë probleme fizike. Kam folur personalisht me të gjithë për të mësuar më tepër për gjendjen e tyre.  Manaj ka një dëmtim në shpatull, Broja ka rezultuar pozitiv me covid, shpresojmë ta kemi me Izraelin, po e ndjekim situatën me kujdes. Edhe Laçi është operuar, ndërsa Bare është i dëmtuar.

Kam besim tek lojtarët që kam aktualisht të cilët do të japin maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.

Do ishte fantastike të arrinim të kalonin nga B në A. Përballjet ndaj Islandës dhe Izaraelit janë të forta. Islanda e fortë fizikisht, ndërsa Izaraeli i rrezikshëm në sulm. Jemi gati të përballemi me ta, pasi në të kaluarën jemi përballur me Spanjë dhe Anglinë dhe kemi treguar se jemi rritur.

Si italian që jam isha i lumtur që fitoi Roma fitoi Conference League dhe për lojtarin që kemi atje, por u mërzita pasi doja që Kumbulla të kishte disa minuta. Feyenoord luftoi fort për të arritur te fitimi i trofeut, por më pëlqeu pasi tifozët edhe pse humbi skuadra e mbështetën deri në fund.

Sa i përket organizimit gjithçka ishte fantastike, pasi Tirana ishte në qendrën e vëmendjen. Kisha frik në fund se mund të kishte trazira, por fatmirësisht gjithçka shkoi siç duhet. Shpresojmë që të kemi dhe ndeshje të tjera.

Ka shumë lojtarë të rinj të cilët po ndjekim vazhdimisht, të rinj të talentuar në Itali, Zvicër, ka dhe shqiptarë nga Kosova, edhe lojtarë që luajnë në kombëtaret ku kanë lindur. Po flasim dhe me prindërit e tyre ku ia tregojmë edhe planin tonë të kombëtares, për t’iu dhënë mundësinë të gjithëve.

Ne do të luajmë në çdo ndeshje sikur do të përballemi me skuadrën më të fortë. Nga Islanda te Islanda është momenti për hakmarrje. Në Elbasan ne e mposhtëm dhe jemi gati të bëjmë të njëjtën gjë,” ka deklaruar Reja.

Etiketa: edy rejakombetarjanations league

Lajme të lidhura

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë
Breaking Views

Babai i Haaland bën skandal në tribunë, shpërthen në të shara dhe gjeste kundër lojtarëve të Anglisë

09:35 - 12/07/26
Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s
Sport

Për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë 4 skuadrat më të mira në Botë sipas FIFA-s

09:00 - 12/07/26
Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë
Sport

Messi lufton për të ruajtur trofeun, Argjentina mposht Zvicrën që mbeti me 10 lojtarë

08:22 - 12/07/26
Para
3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në...

Lexo më shumë
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com