GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ndihem e kërcënuar nga mamaja ime”, 12 vjeçarja trondit me historinë: Ministria më ka hequr të drejtën e mësimit online

17:49 - 02/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ndihem e kërcënuar nga mamaja ime”, 12 vjeçarja trondit me historinë: Ministria më ka hequr të drejtën e mësimit online
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një e mitur 12 vjeçare, identiteti i të cilës është mbajtur anonim për arsye sigurie, ka denoncuar për dhunë nënën e saj. Ajo ka treguar se nëna kishte ushtruar dhunë mbi të në moshën 8 vjeçare.

Ky rast është publikuar nga Fax News, ku ndër të tjerash e mitura ka treguar se prej 4 vitesh, ka zhvilluar mësimin në mënyrë online për shkak se i kërcënohej siguria nëse do të paraqitej në shkollë. Tashmë kjo e drejtë i është mohuar nga ministria e arsimit pa asnjë shkak dhe 12 vjeçarja shprehet se ndihej e kërcënuar nga e ëma e saj prandaj nuk mund të shkonte në shkollë fizikisht.

Pyetje: Pse nuk je në shkollë?

Për shkak të një divorci të vështirë të prindërve të mi e kam bërë mësimin online por së fundmi ma kanë hequr këtë të drejtë pa asnjë të drejtë.

Pyetje: 4 vite pa shkuar fizikisht në shkollë, ky përjashtim ka ndodhur vetëm për ty?

Ka qenë vetëm për mua. Më vinte mësuesja kujdestare në shtëpi dhe më jepte lëndët. Më pas ishte edhe mësimi online për shkak të pandemisë. Edhe kur ishte klsa me turne mua ma hapnin mësimin dhe e ndiqja online bashkë me klasën.

Pyetje: Arsyeja pse duhet ta bësh mësimin online?

Më cënohej siguria ime nëse shkoja në shkollë. Mamaja ime mund të më marrë mua me forcë , mund të marrë një polic i cili të thotë ndaj babait lëre vajzën sepse mamaja ka vendimin. Gjithashtu mamaja ime ka bërë një deklaratë fallco sepse nuk është bërë tek noteri ku ajo fakton se

Kur kam qenë në klasë të tretë nuk vajta në shkollë dhe mamaja ime kishte shkuar atje dhe kishte bërë një potere të madhe duke kërkuar të më marrë mua.

6 qershor 2021 më ka kërcënuar tek dera e shtëpisë se do më sillte policinë dhe mediat.
Mund të më marrë mua dhe të më dhunojë sërish. Jo vetëm ajo por edhe familjarët e saj. Do të më ndajë nga babai im që është personi që dua më shumë në këtë botë. Mamaja kishte ngritur akuza fallco për rrëmbim fëmije në momentin kur unë zgjodha të rrija me babin. Ajo kërkonte të më merrte jashtë shtetit ku kishte gjetur një person tjetër i cili po ashtu ishte i divorcuar. Për herë të fundit më dhunuan në ditëlindjen time ku pata ftuar edhe një shoqen time. Në këtë rast u bë shkaktar daja im për këtë situatë ku unë u dhunova duke u mbyllur në dhomë.

I thoja babit të më ndihmonte sepse mamaja ime donte të më merrte jashtë shtetit për të kërkuar azil atje. Dëshirën time ja kam thënë shumë herë mamit tim, i thoja se nuk doja të rrija me të por me babin. Ajo bënte edhe skena të ndryshme me qëllim që të më prekte mua emocionalisht. Kam katër vite pa e takuar por kam folur për herë të fundit në qershor të 2021 kur erdhi tek dera për të folur. Nuk dua ta shikoj atë sepse më ka shkaktuar një dhimbje shumë të madhe.

Mua më kanë thënë vetëm se ti je rritur do ta heqim të drejtën për t’u arsimuar online siç kam bërë deri më tani. Unë i kam shkruar ministres Kushi por ajo nuk më ka kthyer asnjë përgjigjie. Gjithashtu kam shkruajtur ndaj ministrit të Drejtësisë i cili më tha se nuk kishte qenë në dijeni për këtë situatë.

Etiketa: 12 vjecarjaDenoncimDhunëKryesore1

Lajme të lidhura

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali
Aktualitet

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali

19:37 - 15/01/26
Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë
Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

17:58 - 15/01/26
Ilir Beqaj letër nga burgu: Kuvendi ka dështuar në dy vite rresht me institucionet e drejtësisë
Aktualitet

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqja

17:45 - 15/01/26
Para
“Mjekët e pavaksinuar do të pushohen nga puna”, Greqia ashpërson masat anti-Covid

Rriten ndjeshëm infektimet në Greqi, 106 viktima në 24 orë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com