GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndihma e BE-së për Afganistanin shkon në një miliard euro

14:53 - 12/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidentja e Komisionit Evropian: BE-ja nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian do të ndajë një ndihmë prej një miliardë eurosh për Afganistanin.

Paketa financiare do të shërbejë për të shmangur një “kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo zotimin e bëri në një samit virtual të G20-ës për situatën humanitare dhe të sigurisë në Afganistan. Në këtë shumë përfshihen edhe 300 milionë euro të cilat BE-ja më herët i kishte ndarë për nevoja urgjente humanitare.

Me organizimin e Italisë, udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara po diskutojnë të martën përmes një samiti virtual për Afganistanin.

Një pjesë e mjeteve të BE-së do të shkojnë edhe për vendet fqinje të Afganistanit të cilat strehojnë afganët që ikin nga sundimi taleban.

Sipas shefes së BE-së, paratë do t’iu ndahet organizatave ndërkombëtare që punojnë në terren dhe jo qeverisë së udhëhequr nga talebanët.

Brukseli nuk e njeh këtë Qeveri.

“Ne i kemi bërë të qarta kushtet tona për ndonjë angazhim të mundshëm me autoritetet afgane. Ndër to është edhe respektimi i të drejtave të njeriut. Deri më tani, raportet flasin vetë. Por, populli afgan nuk duhet të paguajë çmimin e veprimeve të talebanëve”, tha von der Leyen.

Disa vende të BE-së janë të shqetësuara për mundësinë e një rritjeje të numrit të azilkërkuesve nga Afganistani, siç ndodhi me sirianët në vitin 2015.

BE-ja vlerëson se ndihma financiare për stabilizimin e Afganistanit mund të parandalojë një valë të tillë refugjatësh.

Në gusht të këtij viti talebanët morën kontrollin e vendit pas 20-vjetësh të prezencës ushtarake ndërkombëtare në këtë vend të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. / REL

Etiketa: AfganistanBE

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Vuçiç: Është vetëm mit se Serbia dhe populli serb nuk gëzojnë ndonjë të drejtë në Kosovë

Vuçiç: Serbia po forcon industrinë e mbrojtjes

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com