GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndihma ekonomike për familje, tri herë më pak se kufiri i varfërisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza thelloi varfërinë, shtohen personat që kërkuan ndihmë ekonomike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me gjithë rritjen e arkëtimeve buxhetore dhe presionet që po krijojnë çmimet e larta në familjet e varfra, masa e ndihmës ekonomike për familje në vitin 2023 ishte shumë më e ulët se kufiri i varfërisë relative të përcaktuar nga Banka Botërore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 4-mujorin e parë të vitit 2023 rreth 64 mijë familje u trajtuan me ndihmë ekonomike nëpërmjet një fondi prej 1.5 miliardë lekësh. Pagesa mesatare mujore për familje ishte 5,866 lekë në muaj ose rreth 61 dollarë.

Kjo shumë është 3.2 herë me ë ulët se kufiri i varfërisë relative 6.7 dollarë në ditë për persona që përdor Banka Botërore për matjen e fenomenit në vendin tonë.

Përveçse ndihma ekonomike këtë vit është shumë më e ulët se kufijtë e varfërisë, masa e mesatare e përfitimit ishte edhe më e ulët se e vitit të kaluar.

Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, pagesa nga ndihma ekonomike për familje ka rënë me 18 % në krahasim me vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar u shpërndanë 5,3 miliardë lekë për rreth 62 mijë familje, me një përfitim mujor mesatar 7,1 mijë lekë.

Teksa ekonomia e vendit po zgjerohet dhe qarkullimi është rritur ndjeshëm, treguesit e varfërisë mbeten të pandryshuar. Përkundrazi numri i familjeve në skemën e ndihmës ekonomike u rrit më tej këtë vit ku rreth 2 mijë familje të reja u futen në skemë ketë vit.

Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohësisht ka mbulim shumë të dobët me ndihmë ekonomike të kësaj shtesë.

Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri.

Ndër 25 vende të Europës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin me dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.

Krahasimi i mbulimit te të varfërve me ndihmë ekonomike është bërë për periudhën e parapandemisë, por inflacioni i lartë dhe indeksimet e ulëta të pensioneve mund ta kenë përkeqësuar më tej këtë tregues, thekson BB.

Ngjarjet pas pandemisë dhe lufta në Ukrainë i kanë përkeqësuar më tej të ardhurat e pensionistëve dhe të varfërve shumica e tyre jetojnë në varfëri për shkak të pagesave të ulëta./Monitor

Etiketa: ndihmavarferi

Lajme të lidhura

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave
Aktualitet

Taksistët në protestë, kërkojnë taksa më të ulëta dhe kufizimin e numrit të licencave

11:15 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Para
Teliti:  Qeveria të ndërpresë pagesat për inceneratorët fantazmë

Teliti: Qeveria të ndërpresë pagesat për inceneratorët fantazmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com