GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndihma ekonomike, dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndihma ekonomike, dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte.

Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime të mbeteshin pezull ose të refuzoheshin padrejtësisht.

Shifrat tregojnë se ndihmë ekonomike morën 53.534 familje/individë, kryesisht në qarqet më të varfra të vendit: Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë.

Sipas raportit, 271 familje u larguan nga skema pas refuzimit të tre ofertave për punësim, ndërsa 1.257 familje mbeten të përfshira për shkak të problematikave sociale, ekonomike ose shëndetësore. Një tjetër grup prej 656 familjesh është ende në pritje të ofertave të punësimit.

Personat me aftësi të kufizuar janë përkujdesur pjesërisht: nga 5.901 individë referuar si kategori PAK, vetëm 328 janë punësuar dhe 143 janë drejtuar drejt formimit profesional. Një statistikë që tregon qartë sfidat e një sistemi që premton shumë, por shpesh nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.

Ndihma ekonomike është një nga programet kryesore të mbrojtjes sociale për kategoritë në nevojë.

Pagesa cash për familjet /individët në nevojë mbështetet me përfitime të tjera si çerdhe, kopsht falas, libra falas, bursë shkollimi për studentët e familjeve të NE-së kur ndjekin arsimin e lartë, vizitë mjekësore falas, shërbime rimbursim të ilaçeve, punësim dhe formim profesional.

Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera me qëllim zbutjen e varfërisë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për përmirësimin e jetesës së tyre si dhe individët:

  • jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,
  • prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
  • viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre;
  • viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Megjithatë, raporti thekson se dështimet në verifikim dhe menaxhim e bëjnë të qartë se përmirësimi i sistemit mbetet një sfidë urgjente.

Etiketa: afamiljeKryesore1ndihm

Lajme të lidhura

Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap
Aktualitet

Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

20:41 - 30/04/26
Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!
Breaking Views

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

20:25 - 30/04/26
Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO
Aktualitet

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO

19:41 - 30/04/26
Para
Kjo nuk është më politikë, kjo është luftë!

Kjo nuk është më politikë, kjo është luftë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë
Breaking Views

Aston Villa bie në Nottingham, Braga mund Freiburg në gjysmëfinalen e parë

23:27 - 30/04/26

Këtë te enjte u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League. Nottingham fitoi 1-0 ndaj Aston Villas, në një...

Lexo më shumë
“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

“PD, pasuri e shqiptarëve, jo pronë private”/ Iu ndalua kandidimi, reagon Ervin Salianji

22:55 - 30/04/26
“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë

“Beu” i Këlcyrës “Deal” me Zeqillarin/ Zbardhet skema si u manipulua tenderi 1.2 MLD lekë

21:38 - 30/04/26
Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

Pas divorcit, avokati Saimir Vishaj hap zemrën: Kur të zë sëmundja, gruaja ikën me vrap

20:41 - 30/04/26
Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek!

20:25 - 30/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com