GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ndihmat për fermerët, ja si renditet Shqipëria

13:15 - 21/02/23
në Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndihmat për fermerët, ja si renditet Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndër të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është shteti që ofron subvencionet më të pakta për fermerët. Sipas të dhënave nga një raport i FAO (Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara), i botuar gjatë vitit të shkuar, në Shqipëri fermerët marrin vetëm tre euro mbështetje direkte për hektar nga shteti.

Raporti për “Analizën e politikës së bujqësisë dhe zhvillimit rural” evidenton se Shqipëria çon shumë pak fonde publike në bujqësi, teksa ka një strukturë të përkeqësuar të përdorimit të tyre, pasi fondet nuk shkojnë aty ku duhet. Sipas tij, subjektet dhe institucionet që merren me monitorimin e Ministrisë së Bujqësisë në Shqipëri marrin 42 euro.

Ndërkohë situata në vendet e tjera është e kundërta pasi pjesa më e konsiderueshme e mbështetjes shkon drejtpërdrejt te fermeri.

Kosova që është vendi më afër nesh, me gjysmën e buxhetit tonë dhe me një përvojë shtetformuese shumë të re, mbështet me 69 euro për hektar fermerin dhe 54 euro administratën. Në Bosnjë-Hercegovinë, 66 euro për hektar i shkojnë fermerit dhe 60 administratës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor mesatarisht u dhanë fermerëve të tyre rreth 54 euro për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo shifër ishte 18 herë më pak, me vetëm 3 euro.

“Shteti nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët, për të përballuar konkurrencën në treg, për të parandaluar shpopullimin rural, apo për të rritur produktivitetin. Si i tillë, vendi duhet të rrisë urgjentisht financimin e drejtpërdrejtë dhe të përmirësojë funksionimin e institucioneve, në mënyrë që fondet të absorbohen siç duhet,”- thotë raporti referuar këtij niveli financimi.

Ai gjithashtu thekson se rritja e fondeve ndaj fermerëve paralelisht me zhvillimin e institucioneve që funksionojnë mirë, janë kushte që duhen përmbushur për thithjen me efikasitet të fondeve të Bashkimit Europian.

“Në vitet e fundit të para-anëtarësimit, një vend kandidat duhet të akordojë nga buxheti i brendshëm të paktën një të tretën e fondeve që pret nga buxheti i BE. Që të plotësojë këtë kusht, Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin për bujqësinë në raport me vitin 2019, duke i çuar subvencionet 150-200 milionë euro,”- thekson gjithashtu raporti.

Gjithashtu në të vlerësohet se puna në bujqësinë shqiptare është e vështirë dhe stresuese. Fermerët shqiptarë sipas raportit jo vetëm që janë të ekspozuar nga ndryshimi i klimës, mungesa e ekspertizës, laboratorëve dhe certifikimeve por punojnë dhe pa kontrata, gjë që shpesh rrezikon punën e tyre.

 

Gazeta SI

Etiketa: fermeretShqiperia

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Para
PD: Rama hapi Durrësin për anijet ruse, tradhti kombëtare

PD: Rama hapi Durrësin për anijet ruse, tradhti kombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com