GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndihmoi Ervis Martinajn, polici Jeton Lami del edhe te masakra e Fushë Krujës, kur u vra Brilanti

11:42 - 14/09/22
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndihmoi Ervis Martinajn, polici Jeton Lami del edhe te masakra e Fushë Krujës, kur u vra Brilanti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Agjenti i skuadrës së kërkimit “Fast”, Jeton Lami, që aktualisht ndodhet në burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, krijon hije dyshimi jo vetëm për zhdukjen e mistershme të Ervis Martinaj, por protagonizmi i tij ka dalë në dritë dhe në një ngjarje tjetër të rëndë.
Jeton Lami, njeriu që Martinaj e konsideronte si më të besuarin dhe e mbante gjithnjë rreth vetes, është zbuluar nga prokuroria e Krujës, në ngjarjen 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës. Në këtë ngjarje humbën jetën Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.
Ndërsa kur po mbushen dy muaj nga masakra e me tre viktima, prokuroria veç 91 gezhojave, nuk ka asnjë provë që do sillte identifikimin dhe më pas arrestimin e njërit prej autorëve. Por gjatë hetimeve të kësaj ngjarje, akuza ka zbuluar rolin e oficerit Jeton Lami.
Sipas burimeve, Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Bilant Martinaj dhe Diklen Vatën nga restorant “Brazili” tek një servis në fshatin Larushk. “…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqa.
Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…”-tha një burim pranë grupin të hetimit.
Nisur nga kjo indicie e re, policia dhe prokuroria e Krujës, po shikojnë mundësinë e marjes në pyetje të Jeton Lamit. Agjenti aktualisht ndodhet në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ndërsa ditën e djeshme depozitoi ankimimin e tij në gjykatë, duke kërkuar lrimin nga qelia.
Pyetja e tij pritet të realizohet javën e ardhshme, ku Lamit do i kërkohet të japi shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Dalja e tij në këtë ngjarje të rëndë, ka shtuar akoma dhe më tepër dyshimet mbi pozicionin e punonjësit të policisë në rradhët e grupit shoqëror të Ervis Martinaj dhe vetë këtij të fundit.
Martinaj prej më shumë se një muaj nuk ka asnjë shenjë se ku ndodhet dhe vijon të mbetet i paqartë fati i tij nëse është vrarë apo është ngjallë. Personi i fundit që dyshohet se Martinaj ka lëvizur mbrëmjen e 9 Gushtit, ka qënë polici Jeton Lami. Edhe në masakrën e Fushë-Krujës, personi i fundit që Briland Martinaj dhe Diklen Vata, takuan dhe lanë pas, ishte Jeton Lami.
Ndërsa vetëm pak minuta nga ndarja me të, në mesditën e 17 korrikut, mbetën të vrarë tre persona. Sipas grupit hetimor të kësaj dosje, tre viktimat Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u qëlluan befasisht me 91 plumba, që janë qëlluar nga një armë e vetme.

©Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Brilant MARTINAJElton QynoErvis MartinajJeton Lamikryesore2

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Aksidenti me dy të vdekur në Korçë, arrestohet shoferi i dehur

Aksidenti me dy të vdekur në Korçë, arrestohet shoferi i dehur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com