GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndikimi i Covid-19 në krimin e organizuar, raporti i SHISH: Ndryshuan akses, gjetën mënyra të tjera për pastrimin e parave

22:09 - 23/08/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndikimi i Covid-19 në krimin e organizuar, raporti i SHISH: Ndryshuan akses, gjetën mënyra të tjera për pastrimin e parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër çështje që është analizuar dhe pasqyruar nga raporti i Shërbimi Informativ Shtetëror është edhe krimi i organizuar dhe se si ka ndryshuar nga pandemia.

Sipas SHISH, pandemia ka pasur një ndikim të madh në krimin e organizuar duke nisur që nga kultivimi i kanabisit e deri tek vrasjet dhe ekzekutimet. Me pas, efektet e pandemisë sollën rritje të çmimeve të drogërave si dhe rritje të kërkesave të grupeve kriminale për të trafikuar lëndë narkotike.

Pastrimi i parave, sipas këtij raporti thuhet se grupet kriminale kanë gjetur mënyra të tjera për të justifikuar burimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Duke u përballur me mbylljen e kufijve tokësorë dhe ajrorë për shkak të koronavirusit, kriminelët kanë gjetur mënyra të tjera për të sjellë paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm nga jashtë vendit brenda Shqipërisë.

Ndërkohë që për vrasjet, raporti i SHISH tregon një sofistikim të grupeve kriminale në ekzekutimet mafioze. Këto grupe përdorin palë të treta për të eleminuar fizikisht persona të tjerë. Zakonisht, vrasjet, sipas raportit të SHISH, kryen për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Raporti i SHISH për ndikimin e COVID-19 në krimin organizuar

Në kushtet e pandemisë COVID-19, grupet e përfshira në krimin e organizuar në përgjithësi dhe të narkotrafikut në veçanti, ndryshuan mënyrat e veprimit në raport me masat kufizuese, për të pasur akses te financimet e aktivitetit kriminal, drogat apo ngarkesat me lëndë narkotike. Lidhur me kultivimin e bimëve narkotike, vërehet se raporti kërkesë-ofertë që ka ndikur në rritjen e çmimit dhe se kërkesat e grupeve kriminale, të rajonit e me gjerë, për kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri, vijuan të nxisin dhe favorizojnë përfshirjen e individëve e grupeve kriminale shqiptare në këtë aktivitet, si brenda dhe jashtë vendit. Nga sasitë e trafikuara të lëndës narkotike kanabis sativa, përkundrejt kultivimeve, kuptohet se ka ende në gjendje kanabis sativa të prodhimit të viteve të mëparshme, të fshehur në ambientet private të personave që posedojnë lëndë narkotike.

U evidentuan interesime dhe përpjekje të grupeve kriminale e individëve të përfshirë në këtë aktivitet antiligjor për përfshirje në kultivim të kanabis sativa. Për shkak të rritjes së masave anti kanabis në Shqipëri, vërehet prirja e kultivimit nga grupe e anëtarë të grupeve kriminale jashtë vendit në ambiente të mbyllura, ndërsa brenda vendit kultivimi u krye në zona të largëta, parcela të vogla dhe/ose ambiente të mbyllura, të përshtatura për këtë aktivitet, por edhe zhvendosje e këtij aktiviteti në vendet e rajonit. Grupet kriminale të përfshira në trafikun e drogave të forta jashtë vendit kanë vijuar aktivitetin duke ndryshuar metodat e veprimit varësisht situatës së kufizimeve, kanë shumëfishuar tipin e përfshirjes në kriminalitet, duke vazhduar përdorimin e sistemeve financiare për të fshehur financat e paligjshme dhe pastrimin e këtyre përfitimeve. Për shkak të mbylljes së kufijve ajrorë e tokësorë, anëtarët e grupeve kriminale tentuan rrugë të reja për të sjellë në Shqipëri të ardhurat e produktit kriminal.

Organizimi i atentateve apo akteve të dhunshme me pasoja për jetën, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, vijojnë të kenë si shkak kryesor pazaret e prishura për shkak të aferave të drogës, gjobëvënieve dhe/apo hakmarrje e hasmëri të vjetra. Kjo nxit grupet kriminale apo individët të jenë vazhdimisht të përfshirë në konflikte dhe eliminime fizike ndërmjet tyre. Kryerja e atentateve është zhvendosur në zona ku objektivi i tyre nuk ka aktivitet kriminal, kjo duke bashkëpunuar edhe me grupe të treta kriminale, të cilat nuk janë pjesë e konfliktit, por angazhohen në dhënien e informacionit të nevojshëm për organizimin e atentatit. Vrasësit me pagesë, të cilët përgjithësisht janë persona që nuk kanë lidhje apo konflikte me viktimat, përdoren shpesh për arsye të mosdekonspirimit, të njohjes në zonën e veprimit dhe kryerjes së atentatit. Në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” evidentohet e njëjta formë ligjore e regjistrimit të pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe aktiviteteve ekonomike, kryesisht në emër të familjarëve apo të tretëve, lidhje të afërta bashkëpunuese familjare dhe shoqërore.

Përtej formave klasike tashmë të konkretizuara mbi përdorimin e parave të gjeneruara nga veprimtaria e kundërligjshme, evidentohet se subjektet lëndorë të AN janë më të kujdesshëm në realizimin e fazës së integrimit të vlerave monetare në fusha të ndryshme të ekonomisë. Vijuan përpjekjet e subjekteve lëndorë për tjetërsimin “de jure” të titujve të pronësisë, te lidhje familjare apo lidhje të tyre shoqërore; nëpërmjet aktit të dhurimit; në disa “duar” nëpërmjet aktit të shitblerjes për t’u larguar nga origjinuesi; te bashkëshortët, duke zgjidhur më parë lidhjen martesore; me qëllim për të “shpëtuar” atë çfarë kanë “ndërtuar” me paratë e gjeneruara nga veprimtaria e kundërligjshme, duke synuar kamuflimin mbi qasjen e tyre para enteve publike e zyrtare, në funksion të mosgjurmueshmërisë, sekuestrimit e konfiskimit. Në të njëjtën mënyrë, është vepruar edhe me ndryshimet në aktivitetet ekonomike në zotërim të tyre.

Lajme të lidhura

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Para
Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, një viktimë dhe tre të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë, një viktimë dhe tre të plagosur

TË FUNDIT

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në...

Lexo më shumë
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com