GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndikimi i luftës tek shkëmbimet e fermerëve shqiptarë me Ukrainën

10:00 - 24/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndikimi i luftës tek shkëmbimet e fermerëve shqiptarë me Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria dhe Ukraina realizojnë rreth 40 milionë dollarë amerikanë shkëmbime tregëtare në vit, ku një vend të rëndësishëm zënë prodhimet bujqësore. Pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës eksportuesit shqiptarë po përballen me mjaft sfida në këtë drejtim. Rreziku i luftës, tërheqja e tregëtareve vendas dhe rritja e kostove e ka bërë më të vështirë transportin. Korrespondenti ynë Raimond Kola ishte në Lushnjë, zona me eksportet më të mëdha bujqësore në Shqipëri.

Pas një mungese eksporti prej gati dy javësh shkëmbimet tregëtare po rikthehen me zonat në Ukrainë ku nuk kryhen luftime.

Eksportuesit e prodhimeve bujqësore në Lushnjë janë në aktivitet të plotë me perimet e stinës. Në Savër të Lushnjës Nedret Arapi një nga eksportueset më të mëdha të perimeve në Shqipëri thotë se së fundi eksportet janë rikthyer edhe me Ukrainën.

“Aktiviteti u bllokua disa ditë pasi filloi lufta në Ukrainë dhe na u kthyen disa kamionë pasi ishin nisur për në Kiev. Patëm disa humbje të vogla por duke menduar për luftën që po bëhej atje i harruam humbjet tona, u mobilizuam prapë dhe filluam eksportin në disa zona ku nuk bëhej luftë.”

Zonja Arapi thotë se me Ukrainën si një vend lindor shkëmbimet tregëtare kanë shkuar mjaft mirë 5-6 vite e fundit. Rreth 10 deri në 20% e eksporteve të kompanisë shkojnë do vit drejt këtij vendi, thotë Nedreti. Vetë ajo është solidarizuar me ndihmën ndaj popullit të Ukrainës duke dhuruar një kamion me prodhime bujqësore.

“Marrëdhëniet me Ukrainën i kemi pasur shumë të mira se me vendet e Lindjes ne kemi pasur të njëjtin mentalitet.Na ka pëlqyer bashkëpunimi edhe atyre edhe ne, sepse Europa është më e vështirë. Përme Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri dërgova në shenjë solidariteti falas një kamion me perime të stinës lakër, sallatë, kastravec dhe luleshtrydhe”.

Drejtori i Shërbimeve Bujqëore në Lushnjë Andrea Muça thotë se eksportet bujqësore me Ukrainën kanë qenë dhe janë mjaf të rëndësishme pasi ky vend ka shërbyer edhe si shpërndarës i prodhimeve bujqësore shqiptare ne vendet e tjera të Balltikut.

“Fermerët tanë eksportojnë pothuajse në gjithë Europën. Por Ukraina ka qenë dhe është shumë e rëndësishme sepse kemi një mardhënie të drejtëpërdrejtë, sepse produktet që merrnin ukrainasit nuk shërbenin vetëm për Ukrainën por ata shërbenin edhe si shpërndarës në vendet e Balltikut. “

Për periudhën Janar – Mars të këtij viti eksportuesit thonë se ka një rritje të lehtë të eksporteve por sipas tyre vështirësitë janë rritur me transportin i cili nga rreth 3.000 dollarë që ka qenë për kamion nga rritja e çmimit të karburantit dhe pasiguria në Ukrainë ka shkuar në rreth 4.000 dollarë.

Për eksportuesit gjithashtu e rëndësishme është mbështetja e fermerëve pasi konkurenca sic thotë zonja Arapi është mjaft e vërshtirë me vedet e rajonit.

“Konkurentë ke Spanjën, ke Truqinë, ke Greqinë, konkurenca është shumë e fortë. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga eksportuesit dhe që duhet të mbështetet.”

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Financave në vitin 2021 volumi tregtar i shkëmbimeve të Shqipërisë me Ukrainën ishte mbi 42 mijë ton me një vlerë rreth 40 milonë dollarë.

Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregëtare e zunë importet në rreth 37 mijë tonë dhe eksportet në rreth 5mijë tonë.

Shqipëria eksportoi drejt Ukrainës në vitin 2021 perime, metalet e zeza, arrat dhe këpucët në vlerën e mbi 3 milionë dollarëve dhe importoi, kryesisht, metalet e drithërat dhe vajra ushqimor në vlerën e rreth 37 milionë dollarëve.

Të dhënat zyrtare shqiptare flasin se gjatë vitit 2021 eksportet shqiptare në Ukrainë shënuan një ulje me rreth 28% krahasuar me vitin 2020 për shkak të situatës së pandemisë. /VOA

Etiketa: FermerëLufta

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Pse Al-Khealifi dhe Leonardo ruanin Mbappen gjatë ceremonisë së ‘Topit të Artë’?

Mbappe te Real Madrid? Leonardo duke qeshur: Ka tre vite që e kanë marrë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com