GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndikoi në lirimin e një të burgosuri, shkon për gjykim avokat Cengu

14:20 - 06/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndikoi në lirimin e një të burgosuri, shkon për gjykim avokat Cengu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka përfunduar hetimet për avokatin , i cili akuzohet se ndikoi në lirimin e një të burgosuri dhe ka dërguar çështjen për gjykim.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur avokatit, ish-shofer në prokurorinë e Kukësit, akuzën për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Avokati Arian Cengu dyshohet se ndikoi në mënyrë të paligjshme për lirimin e shtetasit Bari Iseberi, i arrestuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 08.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve Arjan CENGU, Bari ISEBERI, Musli LLESHAJ për kryerjen e veprave penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet bazuar në nenet 332/dh, pika 1, gërma “a” (ndryshuar me ligjin nr. 41/2021), 332/ë, 332/gj dhe nenin 13 pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 41, datë 06.02.2024, vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 272/1 të vitit 2021, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:

Arjan CENGU, i biri i Rushit dhe i Violeta, i datëlindjes 24.04.1985, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: rruga “Spitali”, nd. 17, h. 3, 6, me shtetësi shqiptare, me arsim të lartë, me gjëndje civile “beqar”, me gjendje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

Bari ISEBERI, i biri i Azem dhe Shkurte, i datëlindjes 11.08.1962, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: fshati Kodër Lumë, Njësia Administrative Shtiqen, me shtetësi shqiptare, me arsim 8 – klasë, me gjëndje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

Musli LLESHAJ, i biri i Bajram dhe i Nurije, i datëlindjes 10.12.1963, lindur dhe banues në Kukës, me adresë: lagjja nr. 5, pranë “Bar Amerika”, me shtetësi shqiptare, me arsim të mesëm, me gjendje civile “i martuar”, me gjëndje gjyqësore “i padënuar”; i akuzuar: për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i 1 dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuar me Ligjin nr. 43/2021, datë 23.03.2021).

trupit gjykues të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarja e seancës paraprake, duke i’u drejtuar Zëvendëskryetares së Gjykatës për plotësimin e trupit gjykues.

 

Së bashku me aktet e këtij procedimi penal dërgohet dhe kërkesa e të pandehurve Arjan Cengu, Bari Iseberi dhe Musli Lleshaj për aplikimin e gjykimit të posaçëm, atë të shkurtuar.

Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penale nr. 272/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të paraqitura nga prokurori në Gjykatë, duke përfshirë dhe deklarimet e marra në atë fazë, si dhe ato marra në seancë paraprake.

Kundër këtij vendimi, për dërgimin e çështjes në gjyq, nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë, sot me datë 06.02.2024.

Etiketa: avokatcengugjykim

Lajme të lidhura

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar
Aktualitet

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital
Aktualitet

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26
Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit
Aktualitet

Denoncimi: 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit

17:34 - 27/03/26
Para
VIDEO/ A keni karakter? Rike shpërthen ndaj Deas e Heidit: Ma shpifët

VIDEO/ A keni karakter? Rike shpërthen ndaj Deas e Heidit: Ma shpifët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 28/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Ballukut, zbulohet data kur Rama do ta diskutojë me Grupin Parlamentar

Mblidhet qeveria dhe grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë

07:54 - 28/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Mars 2026

07:31 - 28/03/26
Parashikimi i motit, 29 Gusht 2024

Parashikimi i motit për sot, 28 Mars 2026

07:28 - 28/03/26
Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com