GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Ndiq kokainën, betonin e zgjedhjet dhe rruga të nxjerr në…Surrel

14:16 - 27/07/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Si është Shqipëria sot? Ashtu siç e do Mafia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Problemi Emergjencë Kombëtare.

Skeda e personit të kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe amerikane:

Mosha 61 vjeç.

Me mjekër.

Gjatësi 2 metër.

Pesha 100 kilogramë e përpjetë.

Flokët shkurt me tendencë tullac.

Shtetësia lindur si shqiptar.

Kombësia anon nga serbët.

Profesioni antishqiptar.

Në kërkim nga viti 2013-të.

Adresa e punës Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Adresa e banimit, në Surrel dhe në avion.

Ka 10 vite reformë me demek në drejtësi. Tetë vite SPAK. Tani kanë kapur korpusin ligjor në dorë për ta thyer sërish në mes. Nuk dihet ku ndalen.

Task – Forca e Strukturës së Posaçme para 11 majit më tepër ishte një OFL e përsëritur me rezultat të munguar se sa një punë e qëruar. Po e nisim disi nga fundi me operacionin ndërkombëtar që përfundoi me propagandë kombëtare. 6 ton kokainë me një vlerë afro 410 milionë euro. Biznese ndërtime, personazhe interesantë. Po të shohësh pak me vëmendje kohët e bizneseve dhe zgjedhjeve vjen me një rastësi befasuese. Mandatet parlamentare kanë atësi.

Kështu rendi kronologjik i krijimit të shoqërive të çunave të operacionit më të fundit të SPAK.

08.06.2016

24.10.2018

02.12.2020

16.02.2021

02.03.2022

01.10.2022

19.09.2023

Çdo përkim kohor me mandatet e mazhorancës aktuale është krejtësisht një rastësi natyrore e vullnetit të deleguar. Menjëherë pas 11 majit Struktura nuk la mënjanë se bashkiaku Benet Beci u mor i pandehur, Erion Veliaj i pandehur, Mazniku u transferua nga prokuroria e Tiranës në SPAK, Belinda Ballukut i nisën hetimet jo vetëm për Llogaranë, por edhe për aeroportin e Vlorës, Myzyraj i Prokurimeve u mor i pandehur. Bashkiaku i bërë deputet, Tërmet Peçi është rrugës pas sekuestrimit të dosjeve të tenderave 60 milionë euro. Ministra të tjerë janë me çelësa në dorë.

Henry E. Petersen, dikur në 1974 zv prokuror i përgjithshëm në SHBA do ta reformonte thënien e tij biblike në një seancë dëgjimore në Senat: “follow the monney” Në Shqipëri duhet të jetë ndiq kokainën betonin dhe zgjedhjet. Janë partnerët kërkues të operacioneve pasi në Amerikën Latine shqiptarët dhe kokaina janë bërë sinonime. Zotërimet e tyre me terren të zgjeruar në porte dhe aeroporte në BE është me një ndikim nga 35 në 40 për qind duke marrë vendin e dytë pas Ndranghettës. Një javë më parë Rama si bekues i rrugës së mëndafshit të pastrimit të parave dhe një dorë kulla e risorte. Degëzimet e fijet e grupeve të kokainës janë në këto investime këmbëkryq. SPAK ka kthyer godinën në një zyrë transparente ku vijnë amerikanët dhe evropianët Eurojust e DEA. Shpall arreste. Bën edhe sekuestro. Po shefi…?!

Kështu kollajllëku me pafundësi provash na thotë se:

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në…Surrel…

Etiketa: Kokainezgjedhje surrel

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para

U prangos gabimisht, GJKKO liron një nga të arrestuarit e operacionit të SPAK (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com