GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndizet drita jeshile për Shqipërinë/ Varhelyi: Hapja e negociatave, çështje ditësh

15:58 - 17/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndizet drita jeshile për Shqipërinë/ Varhelyi: Hapja e negociatave, çështje ditësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për t’ua dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë, këto dy shtete e kanë tejkaluar formalisht Bosnje-Hercegovinën në procesin e zgjerimit, ndonëse ky shtet ka aplikuar qysh më 2016. Për dallim nga Bosnja, Kosova as nuk ka aplikuar ndonjëherë për anëtarësim.
Sipas burimeve diplomatike në BE, zyrtarët e bllokut kanë pasur mjaft diskutime rreth asaj sesi do të kuptohet në Ballkanin Perëndimor dhënia kaq e shpejtë e rekomandimit për Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë që vendet e rajonit presin me vite dhe procesi ec ngadalë apo fare.

Edhe në një konferencë për media të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, zyrtarët janë pyetur lidhur me Ballkanin Perëndimor. Në pyetjen se pse nuk është shfrytëzuar rasti për të rekomanduar statusin e kandidatit edhe për Bosnje e Hercegovinën, Varhelyi ka thënë se ky shtet e ka “rrugën e vet”. “Bosnja e Hercegovina po ndjek procesin e vet në këtë rrugë dhe ka 14 kushte që duhet plotësuar. Po e presim këtë shtet që të lëvizë në përmbushjen e këtyre kritereve”, ka thënë ai. Ai është pyetur edhe nëse do të ndryshohet korniza negociuese e BE-së për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, siç po kërkon Bullgaria.

“Nuk jam në dijeni për asnjë kornizë negociuese, por jam në dijeni për një bllokim të plotë në Sofje. Në këtë moment nuk mund të flasim për asnjë kornizë negociuese”, është përgjigjur Varhelyi. Bullgaria vazhdon ta pengojë vendimin e Këshillit të BE-së për të miratuar kornizën negociuese pa të cilën nuk mund të hapen negociatat e anëtarësimit, për shkak të kontestit që ka të bëjë me gjuhën dhe të kaluarën historike.

Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE 18 vjet më parë.
Zyrtarët janë pyetur edhe për mundësinë e nisjes së negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë para se të nisin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse këto dy të fundit i kanë përmbushur të gjitha kriteret. “Shpresojmë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë konferencën e parë ndërqeveritare (ku nisen negociatat e anëtarësimit) dhe të mos ketë vonesa të reja. Po flasim për ditë e jo muaj”, ka thënë mes tjerash Komisionari i BE-së./REL/

Etiketa: integrimKEKryesore1NegociataOliver Varhelyi

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Adelina Tahiri bën deklaratën e fortë: E mora burrin maqedonas se…

Adelina Tahiri bën deklaratën e fortë: E mora burrin maqedonas se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com