GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shkodrës ka zbardhur autorësinë dhe rrethanat e incidentit të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Guerrile”, ku gjatë ndjekjes së një automjeti u kanosën me armë zjarri punonjës të Policisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Risku”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur shërbimet e Policisë, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, i bënë shenjë ndalimi një automjeti me dy persona brenda për kryerjen e kontrolleve.

Drejtuesi i automjetit nuk iu bind urdhrit të policisë, por shtoi shpejtësinë dhe kreu manovra të rrezikshme, duke detyruar efektivët ta ndjekin. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri i automjetit, Bajram Bregu, qëlloi një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia arriti të ndalojë drejtuesin e automjetit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për shkak të hetimeve, ndërsa dhjetëra forca policie rrethuan zonën e Kirasit dhe zhvilluan kontrolle për disa orë me masa të rrepta sigurie. Megjithatë, pas disa orësh operacion, autoritetet janë tërhequr nga zona pa mundur të kapin personin e dyshuar.

Në momentin kur ka qëlluar efektivët e shërbimit kanë kërkuar forca mbështetëse për shkak se bëhej fjalë për një person i dyshuar me rrezikshmëri të lartë, por derisa kanë mbërritur trupa të tjerë të policisë, ka mjaftuar që Bajram Bregu të largohet në drejtim të paditur.

Dyshimet e policisë janë se Bregu mund të ketë shfrytëzuar komunikimin e brendshëm mes oborreve dhe bahçeve të shtëpive në Kiras, të cilët dyshohet se kanë dyer të brendshme gjë e cila e ka favorizuar atë që të arratiset.

Policia përveç forcave të shumta shtesë, përdori edhe dronin nga ajri për kontrollin e zonës por pa arritur që ta lokalizojë Barush Bregun. Në banesën ku u mendua se fshihej për momentin, policia nuk e gjeti aty pavarësisht kontrolleve.

NJOFTIMI I POLICISE
Shkodër/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e rastit të pasdites së djeshme, në lagjen “Guerrile”, ku u kanosën me armë zjarri, punonjës të Policisë, gjatë ndjekjes së një automjeti.

Arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri (i mitur) në automjetin me të cilin lëvizte 40-vjeçari që qëlloi me armë zjarri, në ajër, për të kanosur punonjësit e Policisë.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 40-vjeçari, shtetas me precedent të theksuar për disa veprimtari kriminale. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë) me municion, e përdorur në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, të kryera per sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e autorësisë së rastit të datës 09.03.2026, kur rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe Komisariatin e Policise Shkoder zhvilluan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Barush Bregu, 40 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim.
43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen, duke shtuar shpejtësinë dhe kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, shtetasi B. B. dyshohet se ka zbritur nga automjeti, dhe gjatë largimit, ka qëlluar me armë zjarri (pistoletë), ne ajer me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë.

Arma e zjarrit me municion e dyshuar e përdorur nga shtetasi Barush Bregu, u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Volkswagen Seat” me të cilin leviznin këta shtetas.

Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit Barush Bregu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi apo mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

gijotina.com/

 

Etiketa: KanosjaShkodër

Lajme të lidhura

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi
Aktualitet

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Para
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26

Shteti shqiptar përballet një vendimi konfiskimi nga jë Gjykatë Arbitrazhi në SHBA, në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan Mark Crawford. Kompania...

Lexo më shumë
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com