GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndjekja e çmendur në Fier, policia: “Fordi” plot me drogë rrezikoi jetën e efektivëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndjekja e çmendur në Fier, policia: “Fordi” plot me drogë rrezikoi jetën e efektivëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Blutë e Fierit kanë reaguar pas operacionit anti-drogë sot në fshatin  Zhavar, ku policia u përfshi në një ndjekje të një mjeti të mbushur me lëndë narkotike. Sipas bluve, manovrat e rrezikshme të shoferit rrezikun dhe jëtën e efektivëve. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F.G, banues në Fier dhe A.Xh, 31 vjeç, gjithashtu banues në Fier. Gjatë kontrollit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike. Policia e Fierit nuk përmend operacionin antidrogë, të organizuar nga AMP në fshatin Zhavar ku u sekuestruan 7000 bimë narkotike, ku dyshohet se policia lokale mbronte kultivuesit e drogës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zhavar” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier.

Sekuestrohen 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, në pranga 2 prej autorëve.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ditën e sotme, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në një automjet tip “Ford” që po lëviste nga Bypass në drejtim të Fierit kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes së automjetit tip “Ford” që dyshohej se kishte lëndë narkotike, forcat e Policisë janë penguar nga një tjetër automjet tip “Benz”, që i siguronte rrugën automjetit tip “Ford”, i cili ka rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë me manovrat e rrezikshme që kryente për t’i shpëtuar ndjekjes.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

 

Lajme të lidhura

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes
Aktualitet

Tabaku kërkon largimin e Ramës: Qeveria po i çon shqiptarët drejt përplasjes

15:30 - 17/10/26
‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët
Aktualitet

‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët

14:50 - 17/10/26
Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen
Aktualitet

Revoltohet ish-deputeti socialist: Rama nuk duhet ta vonojë as edhe një ditë dorëheqjen

14:27 - 17/10/26
Para
Digjet Athina, flakët përpijnë shtëpi dhe automjete

Digjet Athina, flakët përpijnë shtëpi dhe automjete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plumba gome drejt protestuesve! Zbulohen gëzhojat e përdorura nga policia
Breaking Views

Plumba gome drejt protestuesve! Zbulohen gëzhojat e përdorura nga policia

19:50 - 17/10/26

Ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” vazhdon të jetë vatër përplasjesh të ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit, dalin në...

Lexo më shumë
Sjellje çnjerëzore, i riu qëllohet nga Policia me 7 plumba gome në trup

Sjellje çnjerëzore, i riu qëllohet nga Policia me 7 plumba gome në trup

19:43 - 17/10/26
Rama nxjerr gjithë Policinë në Bulevardi, zbarkojnë në terren edhe Forcat RENEA

Rama nxjerr gjithë Policinë në Bulevardi, zbarkojnë në terren edhe Forcat RENEA

19:36 - 17/10/26
Situatë e rrezikshme në bulevard! Efektivët e policisë nisin të qëllojnë me plumba gome drejt të rinjve

Situatë e rrezikshme në bulevard! Efektivët e policisë nisin të qëllojnë me plumba gome drejt të rinjve

19:22 - 17/10/26
Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

Situatë alarmante te Kryeministria, policia vërsul qindra forca drejt studentëve, një person bie pa ndjenja

17:58 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com