GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndodh edhe kjo! Gruaja çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur…

në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndodh edhe kjo! Gruaja çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Xhaxha, më dëgjon? Duhet të nënshkruash ti.  Nuk mund të firmos për ty”, dëgjohet duke i thënë gruaja 68-vjeçarit të vdekur

Punonjësit e një banke në Brazil të martën u përballën me një pamje të pabesueshme kur panë një grua dhe një burrë dukshëm të zbehtë në një karrige me rrota duke iu afruar sportelit për të nënshkruar për një kredi, ndërsa çuditërisht më vonë u zbulua që burri kishte vdekur!

“Xhaxha më dëgjon? Ti duhet të nënshkruash. Nuk mund të firmos për ty”, dëgjohet të thotë gruaja, e cila më pas pretendonte se ishte mbesa dhe kujdestare e burrit.

“Nuk besoj se kjo që po bëni është e ligjshme. Nuk duket shumë mirë zotëria. Ai është shumë i zbehtë,” i tha gruas një punonjës i bankës në një lagje në Rio de Zhaneiro perëndimore, ndërkohë që gruaja iu përgjigj: “Kështu është gjithmonë,” dhe shtoi, duke iu drejtuar burrit – të vdekurit – në karrigen me rrota: “Nëse nuk e bën se nuk ndjehesh mirë, mund të të çoj në spital. Dëshiron të kthehesh në hotel?”

Duke këmbëngulur për t’i kërkuar burrit që po vdiste të nënshkruajë, gruaja dëgjohet duke i bërtitur: “Firmos këtu dhe mos më mërzit!”.

Sipas mediave vendore, aplikimi ishte për një hua prej 17,000 realësh brazilianë (ose 3,000 euro).

Më në fund, ekipet e shpëtimit u thirrën në degën e bankës dhe zbuluan se 68-vjeçari Paulo Roberto Braga, siç quhej burri, kishte vdekur disa orë më parë.

Hapi tjetër ishte që gruaja që ishte me të, Erica de Souza Vieira Núñez, të arrestohej.

Ajo që autoritetet po shqyrtojnë tani janë pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar nëse ajo ka vepruar e vetme apo nëse ka pasur bashkëpunëtorë jashtë bankës.

 

Etiketa: bankexhaxha

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Pas intervistës së Fedez, Chiara Ferragni rikthehet me “fustanin e hakmarrjes”/ FOTO

Pas intervistës së Fedez, Chiara Ferragni rikthehet me “fustanin e hakmarrjes”/ FOTO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com