Gjatë ndeshjes së futbollit mes Juventusit dhe Interit, komentatori kosovar Andi Lokaj, duke komentuar për ArtMotion, bëri një deklaratë të papritur dhe ofenduese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Lokaj shprehu dëshirën që kryeministri të mos e dëgjonte atë duke komentuar, duke e quajtur “më hajvani në histori të njerëzimit”.
“Veç një dëshirë e kam sonte. E dëshira ime më e madhe është që kryeministri ynë aktual, që është më hajvani në historinë e njerëzimit, të mos më dëgjojë sot. Sepse, po ta di që më dëgjon sonte, unë e ndal komentimin dhe iki në shtëpi,” tha Lokaj.
Pas kësaj deklarate, ArtMotion ndërpreu menjëherë komentimin e Lokajt dhe e zëvendësoi atë me një tjetër komentator.
Në një deklaratë zyrtare, kompania kërkoi falje për incidentin dhe u distancua nga komentet e pahijshme të Lokajt.
Discussion about this post