GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndoka: Përballë vendimeve të një të të çmenduri si Rama, banorëve të Thethit u ka mbetur vetëm Kanuni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndoka akuzon Alibeajn: I ka dorëzuar Ramës listën e komisionerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, e ka konsideruar si të rrezikshme sjelljen e kryeministrit Edi Rama pas vendimit të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Sipas Ndokës, Rama po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese.

Ndoka, në një intervistë, është shprehur se është e vështirë t’i japësh përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin.

Ndër të tjera thekson se banorëve u ka mbetur vetëm Kanuni.

“Ajo që po bën Edi Rama është e rrezikshme, sjellja e tij. Hyn në mandatin e katërt dhe po tregohet jashtë mase i rrezikshëm, jashtë kornizave ligjore dhe kushtetuese. Po shemb pushtetin lokal, që është pushtet më vete.

Ramiz Aliaj kishte një mendësi shumë më të avancuar sesa Rama sot për pushtetin. Ne Edi Ramën e kemi pasur kryetar bashkie, ku ka treguar shenja agresiviteti dhe ka qenë tip regresiv që në atë kohë.

Shoqata e kryetarëve të bashkive ka qenë një autoritet i padiskutueshëm. Ky s’e ka atributin ligjor, ndërhyn dhunshëm dhe krijon shumë probleme. Fajin për keqqeverisjen e këtij vendi e ka ky.

Çdo faj që vërehet te mungesa e funksionimit të administratës lokale, është Edi Rama pas tyre, që kërkon t’i largojë që të shfryjë tullumbacen e tij.

Është e vështirë t’i japësh një përgjigje vendimit të një të çmenduri për Thethin, se kjo s’është mendje normale! Këtu ku ndodhemi ne janë me qindra pa leje, dhe Rama i di shumë mirë. Janë pallate, kulla pa leje, edhe merret me Thethin. Kjo s’bëhet kështu siç e bën ky.

Shkoi i mashtroi, i nxiti, ju tha që kthehuni nga jashtë, zhvilloni biznesin në tokat tuaja. Unë kam përshtypjen që po fsheh diçka më të madhe, do dalë shumë shpejt. Me këtë që bëri ky s’ka shpjegim tjetër.

Ky shkërmoqi autoritetin e shtetit në Theth, e bëri bandë terroriste. Ky është peng i një loje të madhe që do dalë. Ata s’kanë rrugë tjetër veç Kanunit, Kanuni i ka mbajtur ata. Duhet të kesh një vendim gjykate që të hysh ti”, ka deklaruar ai.

 

Etiketa: kanuniNdokaRama

Lajme të lidhura

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot
Aktualitet

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
“Mos bëni gabim historik!” Berisha: Nëse BE i jep përparësi stabilokracisë, ajo bëhet aleate e autoritarizmit

“Mos bëni gabim historik!” Berisha: Nëse BE i jep përparësi stabilokracisë, ajo bëhet aleate e autoritarizmit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit
Sport

Përmbysje e ‘çmendur’ me Anglinë, Argjentina sërish në finalen e Botërorit

23:14 - 15/07/26

Argjentina është finalistja e dytë e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Anglinë me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen spektakolare të...

Lexo më shumë
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

22:03 - 15/07/26
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

Mbyllet pa gola pjesa e parë, Anglia dhe Argjentina lënë gjithçka të hapur për finalen

21:54 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com