GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme

09:41 - 01/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor në nivele të larta, rriten vdekjet e parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndotja e ajrit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është në nivel të lartë. Problem shqetësues është edhe rritja e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit.

Një raport të Qendrës së Përbashkët Kërkimore lidhur me statusin e ajrit, të mjedisit dhe të klimës në Ballkanin Perëndimor arrin në përfundimin që ndotja e ajrit në rajon është në nivel të lartë dhe “cilësia e ajrit mbetet një problem shqetësues”.

Gjetjet e raportit i shërbejnë arritjes së qëllimit për “ndotje zero” në bazë të “Marrëveshjes së Gjelbër”. Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor miratuan në Samitin e Sofjes në nëntor 2020 “Agjendën e Gjelber” si dhe një udhërrëfyes që synon ta përafrojë rajonin me “Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane” për ta bërë Evropën një kontinent neutral ndaj gazit karbonik deri në vitin 2050.

Raporti në fjalë e konsideron shumë të rëndësishëm reduktimin e ndotjes së ajrit në rajonin e BP pasi ” redukton ndotjen në shtetet fqinjë anëtare të BE”.

Rritje e vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit

Duke iu referuar pasojave të rrezikshme për jetën që shkakton cilësia e dobët e ajrit, raporti thekson se në vitin 2019 ndotja e ajrit, në Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar 28,400 vdekje të parakohshme, kurse në vendet e BE-së 307.000. Numri i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor është 30 përqind më i lartë se numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit në vitin 2012, ndërsa në BE janë ulur me 16 përqind, vë në dukje raporti.

Niveli i vdekjeve të parakohshme në Ballkanin Perëndimor nga ndotja e ajrit është më i lartë se mesatarja e vendeve të BE dhe në disa raste është dy herë më e madhe, thekson raporti. Ndër vendet anëtare të BE vendet fqinjë me Ballkanin Perëndimor, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia dhe Kroacia, kanë nivel më të lartë të vdekjeve të parakohshme, gjë që tregon qartë “praninë e një hotspoti ndërkufitar”.

Gjetjet e raportit paralajmërojnë që sëmundjet që shkaktohen nga ndotja e ajrit si ato “pulmonare, kanceri i mushkërive, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, diabeti ,sëmundjet ishemike të zemrës apo goditjet në tru, kanë të ngjarë të bëhen edhe më të përhapura në Ballkanin Perendimor, nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme.”

Nivel i lartë emetimi i gazrave serrë

Niveli i lartë i emetimit të gazrave serrë që ndotin ajrin në Ballkanin Perendimor, rreth 61,7 përqind, vjen nga termocentralet që punojnë me qymyr, ”16 termocentrale që operojnë në rajon përdorin linjit me përmbajtje të lartë squfuri” thekson raporti.

“Marrveshja e Gjelbër” e BE-së synon të reduktojë ne vitin 2030 me 55 përqind vdekjet e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit. /DW

Etiketa: Ndotjesemundje

Lajme të lidhura

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje
Breaking Views

Dekreti i Osmanit në Kushtetuese/ BE: Po presim vendimin; Kurti: Zgjedhjet s’janë zgjidhje

19:46 - 06/03/26
Para
Presidenti i ri/ Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, të mos ngutemi

Alibeaj për draftin e kanabisit: Rama po i shkon deri në fund marrëzisë së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë
Breaking Views

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

Sot po mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe të tjerëve. Meta i cili është nën akuzë...

Lexo më shumë
Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

Imuniteti i Ballukut/ AFP: Rama përdori shumicën parlamentare

14:30 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com