GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndotja e Liqenit të Shkodrës, ekspertët: Probleme kryesore, shfaqja e metaleve dhe pesticideve të ndaluara nga BE

21:16 - 01/06/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndotja e Liqenit të Shkodrës, ekspertët: Probleme kryesore, shfaqja e metaleve dhe pesticideve të ndaluara nga BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit 2- vjeçar mbi nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, studim i cili është financuar nga Programi IPA II i Bashkimit Europian. Sipas studimit, në disa nga pikat e monitoruara shfaqen probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme. Studimi nxjerr në pah nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të ujërave të këtij liqeni.

Studimi mbi situatën e ndotjes kimike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është realizuar nga Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe shoqatën Green Centre Albania.

Studimi është pjesë e Programit IPA II, bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi, financuar nga Bashkimi Europian. Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Alma Shehu, thotë se situata e ujërave në Liqenin e Shkodrës u monitorua për një periudhë dy vjeçare si në anën shqiptare të liqenit, ashtu edhe atë të Malit të Zi.

“Problematika kryesore janë sedimentet, ku metalet janë shfaqur në të gjithë stacionet. Janë rreth 14 stacione, të monitoruar në të dy zonat, pjesën shqiptarë dhe atë të Malit të Zi. Dua të them se pjesa malazeze karakterizohet nga përmbajtje më të larta. Megjithatë, pasi janë llogaritur indekset e efekteve toksike të këtyre metaleve, ka rezultuar se disa pika shfaqin probleme serioze dhe risk serioz në lidhje me përmbajtjen e metaleve të rënda”, tha ajo.

Për një periudhë dy vjeçare, thotë pedagogia Shehu, janë analizuar mostrat e ujit në 14 stacione, 4 prej të cilëve në territorin shqiptar të liqenit dhe dhjetë në pjesën malazeze.

“Në “Direktivën Kuadër të Ujit” të BE-së (ËFD), substancat që paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin klasifikohen si substanca prioritare dhe këtu përfshihen edhe disa lloje pesticidesh, që vazhdojnë të përdoren nga fermerë të zonës së bregut të liqenit”, thotë përfaqësuesja e Qendrës së Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë, Danijela Sukoviç.

“Ne e dimë se shumë fermerë, që merren me agrikulturën, përdorin pesticide të ndaluara 20 vite më parë në BE. Në disa prej mostrave që kemi marrë, si në ujërat e Malit të Zi, ashtu edhe ato të Shqipërisë, kemi vërejtur elemente të këtyre pesticideve të ndaluara. Ndaj, është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi i publikut për dëmin që sjellin këto pesticide të ndaluara nga BE si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin. Për këtë, duhet të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi në mes institucioneve shkencore, universiteteve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe vetë banorëve që jetojnë në këtë territor ku zhvillohet edhe turizmi”.

Studimi “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike -Zgjidhje” është i pari i këtij lloji që realizohet gjatë 30 viteve të fundit. Profesor Julian Shehu thotë se Liqeni i Shkodrës është një pasuri e rëndësishme natyrore dhe turistike për të gjithë rajonin e Ballkanit, ndaj është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujërave.

“Me kaq ekspedita sa bëjmë ne, apo në kuadër të projekteve apo miniprojekteve, nuk mund të monitorosh një liqen, një lum apo një vijë bregdetare. Ne duhet të kemi stacione për monitorimin e tyre gjatë gjithë periudhës kohore, gjë që vendet e tjera europiane që na rrethojnë e realizojnë, sidomos përpara periudhave të tilla të plazhit siç jemi tani”, thotë ai.

Projekti “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike – Zgjidhje” synon të ndihmojë në monitorimin e pranisë së substancave prioritare dhe sedimenteve në ujërat e liqenit të përbashkët, në përputhje me kërkesat e “Direktivës Kuadër të Ujit” të BE-së./VOA

Etiketa: BEliqeni i shkodresndotja

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
I dyshuar për vrasjen e bashkëatdhetarit, arrestohet 52-vjeçari shqiptar

I dyshuar për vrasjen e bashkëatdhetarit, arrestohet 52-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com