GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike, “bombë me sahat”

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndotja e mjedisit nga lëndët plastike, “bombë me sahat”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sasitë e mëdha të mbetjeve plastike rëndojnë sistemet ekologjike. OKB-ka kërkon t’i japë fund ndotjes nga lëndët plastike me anë të një marrëveshjeje të detyrueshme. Bisedimet për të cilën duke u zhvilluar në Paris.

Bisedimet e OKB-së për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare për të ulur ndotjen nga plehrat plastike filluan në Paris me një thirrje urgjente për të vepruar. Drejtoresha e programit UNEP, program i OKB për mjedisin, Inger Andersen tha se plastikat që hidhen poshtë pas përdorimit “janë duke u marrë frymën sistemeve tona ekologjike”. E vërtetë është po ashtu, “që ne nuk mund ta luftojmë këtë problem me anë të riciklimit”.

Në një video-mesazh transmetuar në hapje të konferencës, Presidenti francez Emmanuel Macron, e quajti ndotjen e mjedisit nga mbetjet plastike “bombë me sahat”, e cila e ka marrë botën peng që sot.

Plehrat plastike shkaktojnë rreziqe për shëndetin e njeriut, për shumëllojshmërinë e llojeve dhe për klimën. Prioritet duhet të jetë reduktimi i prodhimit të lëndëve plastike dhe ndalimit “sa më shpejt të jetë e mundur” të prodhimit të lëndëve plastike një përdorimshe të cilat dëmtojnë mjedisin, tha presidenti francez.

Nëse nuk veprojmë që sot për të sjellë ndryshimet, atëherë deri në vitin 2060 plehrat plastike do të jenë trefishuar. Ai kërkoi po ashtu t’i jepet fund eksportit të plehrave plastike nga vendet e industrializuara në jugun global.

Kryetari i komitetit ndërkombëtar të bisedimeve të Parisit, Gustavo Meza-Cuadra Velásquez, foli për një sfidë të madhe të cilën e njohin të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, “por ajo është e pashmangshme”. Vendet, toka, uji, ajri dhe trupi i njeriut janë prekur nga plastika. Ky problem mund të zgjidhet vetëm nëse bashkëpunojnë të gjithë. Nevojitet një marrëveshje e drejtë dhe efektive, e detyrueshme me ligj, që të garantojë se plehrat janë gjëja e fundit që duhet lejuar.

Deri më 2024 duhet të jepen zgjidhje për trajtimin e plastikës

Takimi i tanishëm i Parisit është raundi i dytë i bisedimeve ndërshtetërore për të arritur në një marrëveshje të tillë. Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara duan që deri në fund të 2024 t’i japin fund ndotjes me plehra plastike. Planet parashikojnë që deri në vitin 2024 të mbahen gjithsej pesë raunde bisedimesh.

Në takimin e Parisit, që zgjat deri ditën e premte, marrin pjesë vendet anëtare të OKB si dhe organizata joqeveritare, shkencëtarë dhe sindikata. Vitin e kaluar 175 shtete premtuan që deri në vitin 2024 të bien dakord për një marrëveshje të detyrueshme për të luftuar ndotjen plastike të mjedisit dhe të ujrave.

Lëndët plastike ndodhen kudo: jo vetëm në veshje, lëndë ndërtimi, paketime, pelena, akullin polar dhe barkun e peshqve që jetojnë në thellësi të deteve, por edhe në gjakun e njeriut, madje dhe qumështin e nënës janë vërejtur tashmë pjesëza plastike. Dy të tretat e sasisë prej 460 milionë tonësh lëndë plastike të prodhuara së fundi, hidhen poshtë pas një përdorimi ose pas një përdorimi të pakët. Vetëm dhjetë përqind e sasisë së prodhuar të lëndëve plastike futet në riciklim.

Përveç kësaj, produktet plastike të prodhuara nga nafta e papërpunuar përshpejtojnë ndryshimin e klimës. Në vitin 2019 ato shkaktuan 1,8 miliardë tone gazra që shkaktojnë efektin serrë duke qenë kështu përgjegjës për 3,4 përqind të gazrave të dëmshme të botës./DW

Etiketa: bombelende plastike

Lajme të lidhura

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima
Botë

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

10:45 - 25/06/26
Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike
Botë

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike

15:29 - 24/06/26
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…
Botë

Mediat italiane: Meloni hedh në tryezë opsionin për zgjedhje të parakohshme

15:08 - 24/06/26
Para
Uji i ndotur prej katër ditësh, helmohen banorë të tjerë në Gjoricë

Uji i ndotur prej katër ditësh, helmohen banorë të tjerë në Gjoricë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Betonizimi në Banjat e Bënjës, Zhupa: 2 milionë euro fonde publike për të dëmtuar ekosistemin identitetin natyror të zonës

11:38 - 25/06/26

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjeve...

Lexo më shumë
Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”! Zbulohet shpërblimi i “majmë” për kampionin dhe vendet e tjera

FSHF merr vendimin, ja kur do të nisë sezoni i ri i Superiores dhe kampionateve të tjera në Shqipëri (Datat)

11:23 - 25/06/26
PDE i jep ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

PDE i jep ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

11:13 - 25/06/26
Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, paralajmërohen deri në 100 mijë viktima

10:45 - 25/06/26
Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet