GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndotje e lartë e ajrit, KLSH: Mosha e automjeteve ka ardhur në rritje

08:11 - 01/11/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndotje e lartë e ajrit, KLSH: Mosha e automjeteve ka ardhur në rritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ardhur në rritje teksa sa i takon llojit të karburantit që konsumojnë, dominon nafta. Një raport performance i titulluar “Ndikimi i mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit” i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka analizuar treguesit e 5 viteve të fundit për të parë panoramën në vend. Kështu audiuesit vërejnë se nëse shikojmë me kujdes ecurinë përgjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën, e cila ndot më shumë ajrin krahasuar me lëndët e tjera djegëse.

“Përgjatë gjithë periudhës 2015-2022, mjetet rrugore të cilat përdorin këto tre lloje karburanti përbëjnë rreth 99 % të totalit të flotës. Pra, mjetet rrugore që përdorin naftën si lëndë djegëse nuk kanë ndryshuar në raportin e tyre ndaj totalit.

Numri total i mjeteve rrugore është rritur me rreth 220,000 mjete nga 2015 në 2022 ose me 30%. Në këtë rritje, kanë kontribuar më shumë mjetet rrugore me naftë të cilat janë shtuar me rreth 158,000 nga viti 2015 në 2022. Pjesa tjetër e shtimit i përket mjeteve rrugore me benzinë dhe gaz (rritur me rreth 30,000 nga 2015 në 2022) dhe atyre me benzinë të cilat janë shtuar me rreth 25,000 për të njëjtën periudhë” thuhet në raport.

KLSH konstaton se mosha mesatare e flotës së mjeteve rrugore për 8 vitet e fundit (2015-2022) është 17.25 vjet. Pra, nëse për vitin 2015 për të gjithë flotën e mjeteve rrugore, mosha mesatare ishte 17 vjet, për vitin 2022 mosha mesatare ishte 18 vjet.

“Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme. Në rritjen e moshës mesatare të automjeteve ka ndikuar edhe rritja e numrit të automjeteve me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet. Konkretisht kemi një rritje me rreth 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet nga të cilat 85 mijë automjete janë me naftë dhe rreth 17 mijë me benzinë. Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në auditim.

Duke ju referuar gjetjeve të audituesve raporti përfundimtar vlerëson se masat e marra nga institucionet përgjegjëse nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme për të përmirësuar sektorin e transportit rrugor dhe për rrjedhojë cilësinë e ajrit.

“Angazhimet e institucioneve përgjegjëse duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, vënies në zbatim të stimujve financiare me qëllim shtimin e numrit të mjeteve rrugor ekologjike, plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit.

Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit” nënvizon KLSH. Po kështu thuhet se qeveria shqiptare, nuk ka transpozuar një sërë direktivash të BE-së të rëndësishme për nxitjen dhe përdorimin e mjeteve me karburant alternativ. Gjithashtu në dokumentet e saj strategjike të miratuara, ajo nuk ka specifikuar objektiva, aktivitete dhe targete të matshme e të arritshme. Ndaj dhe vlerësimi për arritjen apo jo të masave ajo ka parashikuar mbetet subjektiv dhe i pa mundur./Monitor

Etiketa: ajriautomjeteNdotje

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësin

Lewandowski drejt transferimit në Arabi, Barcelona e gjen zëvendësin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com