GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndragheta ka dorë te inceneratorët? Publikohet dosja e Prokurorisë

13:02 - 04/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndragheta ka dorë te inceneratorët? Publikohet dosja e Prokurorisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat ka siguruar letërporosinë e Prokurorisë së Tiranës, e cila kërkon informacione nga Prokuroria e Romës rreth dyshimeve për bashkëpunimin ndërmjet bosëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe biznesmenit Ilir Dedja me organizatën mafioze Ndragheta.

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka marrë shtysë nga një hetim i prokurorisë së Padovas për të njëjtën çështje, dhe ngre dyshime serioze për përfshirjen e Ndragheta-s jo vetëm në pastrimin e parave në aktivitete të jashtëligjshme në Shqipëri, por edhe direkt në mega-aferën e inceneratorit të Tiranës

Në letër kërkohet informacion për disa shtetas, mes tyre Ilir Dedja, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Edvin Zeqja.

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal me numër 1206 në vitin 2020 me dyshimin e bashkëpunimit përmes pastrimit të produktit të veprës penalë për llogari të organizatës mafioze Ndragheta.

Sipar Syri TV, indiciet e këtij hetimi kanë nisur fillimisht nga një hetim e karabinierisë së Padovas në Italisë, pikërisht për dyshimet e bashkëpunimit kriminal mes kompanive të hapura në Shqipëri dhe organizatës kriminale Ndragheta. Letërporosia e Prokurorisë së Tiranës rezulton se është dërguar në datën 14 shkurt të vitit 2023, tre vite pas regjistrimit të procedimit penal.

Po ku qëndron lidhja e bosëve të inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja me shtetasin Ilir Dejda? Sipas letërporosisë së Prokurorisë së Tiranës, e gjithë zanafilla ka të bëjë me kompaninë C.G.C. shpk, të krijuar në tetor të vitit 2013, me administrator Mirel Mërtirin, aksioner Ilir Dedja me 30% dhe 70% kompaninë Integrated Technology Service në pronësi të shtetasit Klodian Zoto. Në vitin 2018, Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i ka shitur aksionet te Ilir Dedja, i cili në vitin 2019 ka rishitur 70% të aksioneve kompanisë Intergrated Technology Service në pronësi të Klodian Zotos.

Po sipas kësaj letërporosie, qendra operacionale e EUROPOL informon se autoritetet italiane në datën 9 mars 2017, i kanë sekuestruar Klodian Zotos një shumë prej 22 mijë 560 euro.

Po a ka vazhduar bashkëpunimi mes Ilir Dedja dhe Mirel Mërtirit edhe pas shitje-blerjes së aksioneve në kompaninë C.G.C?

Sipas investigimit të SYRI TV, rezulton se shtetasi Ilir Dedja është pronar i kompanisë 3DDD Sëiss Trading me qendër në Lugano. Kjo kompani rezulton të ketë marrë nga korriku i vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2021, 490 mijë euro pagesa për shërbime të paqarta nga kompania e inceneratorit të Tiranës Integrated Energy BV SPV Shpk, siç tregohet në këtë dokument të siguruar ekskluzivisht nga SYRI TV.

Prokuroria e Tiranës në letërporosinë e saj drejtuar Prokurorisë së Romës nën dyshimet e bashkëpunimit të kompanisë së Ilir Dedjas, por edhe sa i takon rolit të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kërkon të dijë:

  1. Evidentin e aseteve të regjistruar në emër të këtyre shtetasve.
  2. Transaksionet ekonomike të regjistruara në emër të këtyre individëve dhe personave juridikë.
  3. Evidentimi i periudhave të qëndrimit të këtyre shtetasve në territorin italian.
  4. Evidentimi i shumave të tjera të parave të sekuestruara nga autoritetet italiane për këta shtetas.
  5. Të evidentohen vlerat e parave që këta shtetas mund të kenë depozituar në bankat në territorin italian.
  6. Evidentimin e të dhënave kriminale për këta individë në territorin italian.

Kjo letërporosi tregon qartë se Ilir Dedja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë nën hetim për bashkëpunim me grupin mafioz Ndragheta, çka ngre dyshime edhe përfshirjen  e mafias italiane edhe në skemën e pastrimit të parave përmes aferës së inceneratorëve.

SYRI TV tregon me fakte lidhjen e qartë të pagesave që janë bërë nga kompania e famshme e inceneratorëve me Ilir Dedjan, i cili po hetohet nga dy prokuroritë, ajo e Padovas në Itali dhe e Tiranës për pastrim të parave për llogari të grupit mafioz Ndragheta. Njëkohësisht këto transaksione janë pjesë e dyshimeve të denoncuara prej vitesh nga opozita për pastrimin e parave që ortakët e inceneratorëve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë bërë me kompanitë e lidhura dhe që përmes kësaj skemë kanë zhdukur dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për një shërbim që ata nuk e kanë marrë ende deri më sot.

Do të mjaftonte ky denoncim që Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion të kërkonte transferimin e menjëhershëm të kësaj dosje nga Prokuroria e Tiranës për ta bashkëngjitur atë me hetimin paralel për megaskandalin e inceneratorëve. I takon SPAK, që të hetojë akoma më tej edhe rolin kontrollues të Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj dhe Ministria e Energjisë së drejtuar nga Belinda Ballukut, institucione të cilat kanë detyrë funksionale të kontrollojnë se ku shkojnë paratë e taksapaguesve të Tiranës./Syri.net

Etiketa: inceneratorëtKryesore1

Lajme të lidhura

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
“Siguria kibernetike është zero” Flamur Noka e thotë hapur: Ja kujt ja dha Rama 195 mln euro

‘Do fitoj Shkodrën’, Noka-Ramës: Hip këtu e shih Stambollin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25

Rriten arkëtimet e kompanive të sigurimit dhe ulen pagesat e dëmeve, ku pjesën më të madhe të tregut e ka...

Lexo më shumë
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com