GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshimet e Shqipërisë me Kroacinë/ Asani dëmtohet, Hoxha pret një fanellë titullari

09:21 - 17/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet e Shqipërisë me Kroacinë/ Asani dëmtohet, Hoxha pret një fanellë titullari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas humbjes 2-1 me Italinë në ndeshjen debutuese të Europianit gjerman, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në Kaiserau, duke nisur përgatitjet e sfidës me Kroacinë, që luhet më 19 qershor në Hamburg.

Lojtarët që ishin titullarë të shtunën, bënë palestër, kurse pjesa tjetër zhvilloi një seancë në plotë në mesditë, nën reshjet e shiut. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i krahut, Jasir Asani kë marrë një goditje në kavilje dhe ka ndjerë dhimbje gjatë ditës së djeshme. Sot do të konfirmohet shkalla e dëmtimit dhe nëse rrezikon ndeshjen me Kroacinë.

Ndeshja e dytë në grup ka rëndësi shumë të madhe për kuqezinjtë, të cilët shpresojnë të marrin pikë për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Nuk do të jetë e lehtë, sepse edhe kroatët e kanë humbur ndeshjen e parë, madje me një rezultat shumë të thellë, 3-0 kundër Spanjës. Ndoshta presioni do të jetë më i madh te Kroacia dhe ky është një faktor që duhet shfrytëzuar nga trajneri Silvinjo dhe stafi i tij. Shqipëria ka në dispozicion edhe dy seanca.

NDRYSHIMET – Pritet edhe ndonjë ndryshim në formacionin e Shqipërisë kundër Kroacisë, me Arbër Hoxhën kandidat kryesor për të fituar një vend titullari. Sulmuesi anësor që luan me Dinamon e Zagrebit u aktivizua si zëvendësues ndaj Italisë dhe dha sinjale pozitive. Mbi të gjitha, Hoxha gëzon një formë shumë të mirë fizike dhe mund të jetë në avantazh ndaj Seferit ose Asanit për ndeshjen e dytë në grup. Ai vjen nga një sezon i rregullt me Dinamon e Zagrebit dhe mund t’i shërbejë më shumë Silvinjos ndaj një kundërshtari që Hoxha e njeh shumë mirë. Gjasat janë të mëdha që 25-vjeçari të marrë vendin e Seferit në të majtë të sulmit kuqezi.

HYSAJ-BALLIU – Ka edhe një dilemë tjetër sa i takon formacionit të Shqipërisë më 19 qershor. Balliu “kërcënon” Hysajn për të luajtur nga minuta e parë në të djathtë të mbrojtjes. Ndeshjet janë shumë afër dhe ndoshta është mirë që të ketë edhe rotacion. Një lojtar që luan në La Liga meriton të ketë minuta.

/Panorama Sport/

Etiketa: arber hoxhaEuro 2024kombetarjaShqiperia

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti shpjegon episodin që ka shkaktuar diskutime

Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti shpjegon episodin që ka shkaktuar diskutime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati...

Lexo më shumë
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com