GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshimet, ministri Hoxha: Sokol Bizhga do të jetë drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit

10:21 - 06/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet, ministri Hoxha: Sokol Bizhga do të jetë drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sokol Bizhga do të marrë përkohësisht detyrën e kreut të policisë së Shtetit, në vend të Muhamet Rrumbullakut, i dorëhequr një ditë më parë. Konfirmimi vjen nga ministri I Brendshëm, Ervin Hoxha në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes me vartësit e tij në dikasterin që drejton.

Ndërsa deklaroi të hapur garën për përzgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, Hoxha garantoi se procesi do të jetë I pandikuar dhe se do të prevalojë merita.

“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.

Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.”- u shpreh ai.

Etiketa: bizhgaHoxhaKryesore1Polici

Lajme të lidhura

Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
Aktualitet

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban
Aktualitet

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur
Aktualitet

Këlliçi-Ramës: 35 vite pas rrëzimit të diktaturës, nuk do të lejojmë Bllok të ri në Tiranë

10:53 - 16/02/26
Para
Video – Tjetër dëshmi e zhulit që ka pushtuar kryeqytetin: Malet me plehra të Lal Vjedhësit në Tiranë

Video - Tjetër dëshmi e zhulit që ka pushtuar kryeqytetin: Malet me plehra të Lal Vjedhësit në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Sport

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i Federatës Shqiptare të Futbollit

12:03 - 16/02/26

Armand Duka do të vazhdojë që të jetë president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithçka u vendos sot në Asamblenë...

Lexo më shumë
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

Atentati me dy viktima në Rinas, Prokuroria kërkon pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP-së (Emri)

11:54 - 16/02/26
Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

Armand Duka në Asamblenë e Përgjithshme: Do të kemi rezultate të shkëlqyera vetëm nëse do të jemi bashkë

11:40 - 16/02/26
Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

Protestë në Vlorë, qytetarët kundërshtojnë zhvendosjen e stacionit interurban

11:18 - 16/02/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Këlliçi-Ramës: 35 vite pas rrëzimit të diktaturës, nuk do të lejojmë Bllok të ri në Tiranë

10:53 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com