GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor i vënë kusht Metës, nuk mund të kandidojë për deputet apo kryebashkiak nëse…

17:24 - 05/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ti mbrojmë nga…”, Meta gati projektligjin për rritjen e pagës së administratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Meta nuk do të pranohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të kandiduar për deputet, kryetar bashkie apo këshilltar bashkiak, pa paraqitur një certifikatë të re të pastërtisë së figurës, lëshuar nga Autoriteti i Dosjeve me në krye Gentiana Sula. Kështu parashikon nisma ligjore e mazhorancës, depozituar në Kuvend, për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim për të dekumunistizuar Kuvendin dhe pushtetin vendor.

Projektligji  parashikon shtimin e nenit 63/1 në Kodin Zgjedhor për verifikimin e pastërtisë së figurës për kandidatët në zgjedhjet parlamentare dhe vendore. Sipas ndryshimit, partitë politike, 70 ditë para zgjedhjeve, paraqesin një formular për secilin kandidat të tyre në Autoritetin e Dosjeve, në lidhje me ekzistencën për ta, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit. Të njëjtën rrugë duhet të ndjekin edhe kandidatët e pavarur.

Autoriteti i Dosjeve është i detyruar të kryejë verifikimin. Nëse vetëdeklarimi është i rremë në raport me rezultatin e verifikimit, çështja referohet nga KQZ-ja në Prokurori, ashtu siç vepron për formularët e rremë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ndërkaq, ndryshon pika 3 e nenit 63, duke parashikuar që kandidat për t’u zgjedhur është vetëm personi, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës. Pra, KQZ nuk regjistron si kandidat një person, i cili rezulton i lidhur me ish Sigurimin e Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka referuar një dosje në Kuvend, sipas të cilës ish Presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke nënkuptuar se Meta ka paraqitur certifikata false për pastërtinë e figurës nga komisionet Bezhani dhe Mezini. Ilir Meta ka mohuar se ka qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, ndërsa ka kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për falsifikim dhe manipulim të dosjeve. Megjithatë, Meta ka paralajmëruar rezistencë ndaj nismave të mazhorancës për largimin e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit nga Kuvendi dhe politika.

Etiketa: Ilir Metakodi zgjedhorKryesore1

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
E rëndë, gjendet i mbytur një person në lumin e Tiranës (Video)

E rëndë, gjendet i mbytur një person në lumin e Tiranës (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com