GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshimet në ligj, “Urdhri i Mjekëve” kundër: Jemi kthyer në shtojcë të Ministrisë

13:11 - 09/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në ligj, “Urdhri i Mjekëve” kundër: Jemi kthyer në shtojcë të Ministrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Urdhri i Mjekëve”, një strukturë publike që mbron interesat e punonjësve në sistemin shëndetësor, kritikoi të premten ndryshimet, kufizimet dhe penalitetet në ligjin e ri për entin.

Ligji u publikua në fletoren zyrtare më 7 gusht, por sipas Urdhrit, kalimi në parlament u krye pa një konsultim paraprak dhe pa iu nënshtruar analizave të organizmit.

“Urdhri i Mjekëve” pritet të thërrasë Asamblenë Kombëtare, që do të shprehë qëndrimin zyrtar të tij për ndryshimet “thelbësore”, të cilat “e transformojnë tërësisht atë”.

“Në emblemën e UMSH është vendosur një libër dhe një peshore. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë edukon anëtarët (Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, standardet profesionale, edukimi i vazhdueshëm mjekësor, etj. konfirmojnë karakterin edukativ të tij). Peshorja shpreh ekuilibrin midis interesave të anëtarësisë dhe harmonizimin e tyre në interes të publikut (dëshmuar me gjykimin disiplinor profesional),” theksoi Urdhri.

Në ligjin e ri parashikohen penalitete deri në heqjen e licensës për ushtrimin e profesionit në rast se shkelen disa nga dispozitat që kanë të bëjnë me punësimin në shtet dhe privat, orientimi i pacientit për t’iu drejtuar klinikave jopublike, si edhe i jepet më shumë autoritet titullarit të institucionit shëndetësor.

Për personelin e mjekëve të punësuar në publik dhe privat gjithashtu do të ketë një regjistër të aksesueshëm nga publiku.

“Me ndryshimet e reja ligjore, UMSH nga edukues kthehet në ndëshkues, nga ent publik jobuxhetor i pavarur profesional kthehet në një shtojcë apo department të Ministrisë së linjës. Miratimi i Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore bëhet nga Ministria e linjës, përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe komisionit të apelimit rregullohet me vendim të këshillit të ministrave. Siç shihet, pavarësia humbet plotësisht, nuk ka asnjë element të vetërregullimit apo të vetëqeverisjes profesionale siç i kemi pasur në përputhje me ligjin dhe tiparet e homologëve ndërkombëtar. Pa përmendur klauzola të tjera në ligjin e ndryshuar, por që në fakt kanë të bëjnë me veprimtarinë e institucioneve shëndetësore publike (kontrolli i sistemit të referimit, kontratat e punës etj.) shihet qartë se ndryshimet ligjore bien ndesh me rolin, misionin dhe funksionin e UMSH-së. Këto ndryshime dhe shtesa prishin përputhshmërinë me homologët tanë ndërkombëtar.

Duke theksuar për mosdakordësinë tonë të plotë me këto ndryshime ligjore, kërkojmë nga të gjithë organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese (Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, Presidenti i Republikës së Shqipërisë edhe si mjek) të rishikohet ky akt normativ dhe përfaqësuesit tanë të jenë pjesë e konsultimeve për të bërë një ligj të ri për UMSH në kuadrin e përshtatjes së legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian dhe gjithmonë në përputhje me përvojën tonë 30 vjeçare dhe modelet e homologëve ndërkombëtar për të vazhduar si pjesë e denjë e organizatave të tyre,” thuhet në deklaratën për shtyp të Urdhrit të Mjekëve.

Etiketa: Ministria e ShendetesisemjekeUrdhri i Mjekëve

Lajme të lidhura

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital
Aktualitet

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit
Breaking Views

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Para
Lojërat Olimpike, mundësi Valiev eliminohet në çerekfinale

Lojërat Olimpike, mundësi Valiev eliminohet në çerekfinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com