GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshimet në polici/ Murrizi nuk kursen ironitë në Kuvend: Servis gomash, SPAK të gërmojë më thellë, ftohet Luli, teshtin Rama

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet në polici/ Murrizi nuk kursen ironitë në Kuvend: Servis gomash, SPAK të gërmojë më thellë, ftohet Luli, teshtin Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalimin e fundit si deputet, Myslym Murrizi u është përgjigjur akuzave dhe ofendimeve për opozitën parlamentare duke deklaruar se në rreshtin e tyre nuk ka asnjë ish-anëtar të PPSH. Murrizi deklaroi se pushteti sot nuk është post-komunizëm pasi nuk është larguar kurrë nga komunizmi.

“Ju thatë që ky ka qenë parlamenti më i mirë i 31 viteve,. Nuk marr përsipër të jap vlerësime ta gjykojnë qytetarët pasi të kalojnë disa kohë. Për herë të parë nga viti 1991 kur ishin shumë pak gra, në këtë krahun këtej është hera e parë që nuk ke asnjë ish-anëtar të PPSH.

Ftoj mediat të investigojnë. Nga 42 deputetë që u anatemuam dhe u linçuan në çdo studio nga fëlliqësirat e këtij kombi. Ligji jonë mori vetëm 30 vota sepse spiunët e sigurimit në studio kanë ndikuar. Nuk është post komunizëm sepse kurrë nuk ka mbaruar komunizmi. Nga Kastriot Islami kryetari i parë i Kuvendit deri te Ruçi. 9 kryeministra. Merrini listat dhe po të kenë kurajo t’i hapin këto që them unë”, tha ai.

Murrizi ironizoi ndryshimet e drejtuesve në policinë e shtetit, duke theksuar se nuk ka shkarkime apo emra të rinj por vetëm ndryshime vendesh.

“Gjoja strukturimin e policisë e shoh si gomisteri që u ndërron vendin gomave. Servis gomash të konsumuara. Ikën nga Korça, vjen në Vlorë. Ai i Shkodrës vjen në Lezhë. Është njësoj si ndërrimi i gomave të një hallexhiu që nuk ka lekë me blerë goma të reja. Zoti Hoxha nuk e di pse u sikletosët kaq shumë edhe nga pyetjet që bënë kolegët e tjerë. Fëmijët duhet ta mësojnë mirë historinë ashtu si ka qenë. Meqë me ligj është ngushtuar periudha e krimit të komunizmit.

Nga 45-90 duhet t’u thuhet fëmijëve në shkollë që regjimi komunist ka pushkatuar mbi 6000 shqiptarë sepse nuk kanë qenë dakord me partinë në pushtet. 59 900 shqiptarë janë internuar në kampe. Mbi 7000 burra dhe gra kanë humbur jetën në internim. Pse nuk pati vullnet kjo politikë të ndahej nga komunizmi. Si mund të ndahet kur ata në parlamentin e parë vinin me spaletat e Ramiz Alisë. Shqiptarët mbajnë mend një gjyq të turpshëm ku u dënuan 90 individë të cilët jo për gjenocid por 6 për kafe, 2 për qilima dhe për çarçafë dhe një kovaç. Në vitin 1997 fituan gjyqet dhe i kushtuan shtetit rreth 3.8 mln euro. Me këto lau duart politika. A donin realisht të ndaheshin në periudhën e komunizmit. Ishin njësoj si të prisnin duart e tyre”, u shpreh ai.

Ai u ndal edhe tek arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe duke i bërë thirrje SPAK të gërmojë akoma më thellë për tenderat abuzivë.

“E ftoj SPAK të gërmojë pak më poshtë, Ai që është arrestuar dje ka qenë drejtor i prokurimeve publike të partisë së tyre. Meqë e nisi nga Lushnja. Si duket bëri efekt kritika me të drejtë. SPAK të mos merret vetëm me këtë tender. Kam denoncuar publikisht tendera para fushate. 1.5 mln euro një zorrë uji. Sa kryetarë bashkie, drejtorë të KESH do ikin nëse SPAk do hetojë. Këtu ftohet Luli, teshtin Rama, ftohet Rama, teshtin Luli. Faleminderit dhe suksese ju të zgjedhurve, atyre që do i shpëtojnë SPAK-ut. Të bëjnë më të mirën për shqiptarët dhe të mos bëjnë sikur zihen me njëri tjetrin”, u shpreh Murrizi.

Etiketa: kuvendMurriziSpak

Lajme të lidhura

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Para
Balla komenton vendimin e Kushtetueses për hapjen e listave: Duhet të presim arsyetimin e gjykatës

Balla komenton vendimin e Kushtetueses për hapjen e listave: Duhet të presim arsyetimin e gjykatës

TË FUNDIT

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos...

Lexo më shumë
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com