GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa e Alibeaj për debat: S’mund të na hiqet e drejta e fjalës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshimet në qeveri, zbardhet kërkesa e Alibeaj për debat: S’mund të na hiqet e drejta e fjalës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot një kërkesë për debat në seancën parlamentare të ditës së enjte. Mëshet se gjatë seancës në Kuvend do të miratohen ndryshimet në qeveri të firmosura nga kryeministri Edi Rama. Aliabeaj shprehet se Rama ka kërkuar votimin pa debat pasi i frikësohet fakteve.
Deklarata e plotë
Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së kam paraqitur pranë Kuvendit kërkesën për debat në seancën plenare të së enjtes, ku do të votohet për ndryshimet e fundit në qeveri.
Siç ndodh rëndom në të gjjtha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama udhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. “Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, “që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. ”
Është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.
Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makiazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri. Madje as me besnikët e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në këtë krizë të thellë që ka përfshirë Shqipërinë në vend të përballjes me faktet, me problemet dhe hallet e përditshme, shqiptarëve u ofrohen debate shterpë që i interesojnë vetëm klaneve të etura për pushtet brenda PS-së.
Ndryshimet e qeverisë të shpallura në twitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja.
Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë.

Lajme të lidhura

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!
Breaking Views

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet
Aktualitet

Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet

20:36 - 28/07/26
Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!
Aktualitet

Protestuesit para Kryeministrisë në ditën e 59-të: Edi Rama dil në bulevard!

20:20 - 28/07/26
Para
Kushtetuesja kalon çështjen për 2 nene në seancë publike pas kërkesës nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Kushtetuesja kalon çështjen për 2 nene në seancë publike pas kërkesës nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com