GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshimet në Qeverinë Rama u diktuan nga ‘skandalet e qeverisjes’

17:28 - 06/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshimet në Qeverinë Rama u diktuan nga ‘skandalet e qeverisjes’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama riformatoi për herë të tretë brenda dy vitesh kabinetin qeveritar, por analistët politikë vlerësojnë se lëvizjet janë kozmetike dhe nuk e ndryshojnë imazhin e sistemit të ngritur prej tij.

Kryeministri Edi Rama shpalli të hënën ndryshimet në shtatë poste ministrore në fund të një fjalimi të gjatë përpara Asamblesë së Partisë Socialiste, pa shpjeguar motivet e riformatimit të kabinetit të tij.

Ai vendosi të largojë nga kabineti i tij ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, atë të Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministren e Arsimit, Evis Kushi – ndërsa përsëriti premtimin se nuk do të mbrojë askënd që do të përballet me drejtësinë.

Ky ishte ndryshimi i tretë dhe më i madhi në qeveri prej kohës kur Rama mori një mandat të tretë qeverisës në vitin 2021.

Një vit më parë, ai shkarkoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, i cili aktualisht është në arrati i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash në dosje të lidhura me aferën e inceneratorëve.

Në korrik, Rama shkarkoi edhe ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi si përgjigje ndaj zemërimit publik përballë një tjetër skandali që përfshiu Policinë e Shtetit dhe familjarët e afërt të ish-deputetit të Krujës, Rrahman Rrahja.

Të paktën dy nga ministret e larguara këtë javë kanë qenë gjithashtu në shenjestër të akuzave publike.

Ish-ministrja Xhaçka ka edhe mandatin e deputetes në pikëpyetje për shkak të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që pasoi përfitimin nga bashkëshorti i saj i statusit të investitorit strategjik, ndërsa Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion. Çështja është aktualisht nën hetim nga Prokuroria.

Ndryshimet e fundit në qeveri janë të lidhura sipas analistëve politikë me skandalet në qeverisje dhe hetimet që po kryhen aktualisht nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Armand Shkullaku, një nga drejtuesit e medias online, Lapsi.al,  i tha BIRN se këto ndryshime reflektojnë nevojën e kryeministrit Rama për të ndërmarrë një akt “pas dhjetra skandaleve që kanë rrënuar imazhin e tij”.

“Pikërisht skandalet dhe çështjet e nxehta të abuzimeve dhe vjedhjeve në dhjetëra milionë euro e kanë detyruar Ramën të bëjë lëvizjet e fundit, me shpresën se ato mund të krijojnë perceptimin se tani diçka po ndryshon dhe kohës së keqpërdorimeve po i vjen fundi,” tha Shkullaku.

Por Shkullaku vlerëson se korrupsioni në qeverisjen e Ramës “nuk është një çështje e emrave të përveçëm, por e një sistemi të tërë”.

Edhe Robert Rakipllari, drejtor i televizionit informativ News 24, i tha BIRN se arsyeja kryesore pas ndryshimeve lidhet konsumimin e qeverisjes dhe hetimet e SPAK.

“Ajo që gjykoj në këto rrethana është një lëvizje për të ulur koston e figurave të konsumuara në qeveri,” tha ai.

Rakipllari vlerëson megjithatë se ministret e shkarkuara ndajnë profile të ndryshme.

“Xhaçka është një nga ministret më serioze dhe me bilanc në drejtimin e politikës së jashtme, ndërsa Krifca u pompua si figurë e re menaxheriale, por që nuk rezultoi e tillë,” shtoi Rakipllari.

 ‘Ndryshime kozmetike’

Në pushtet që prej vitit 2013, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer vartësit sa herë që pushteti i tij është tronditur nga skandale korrupsioni apo pakënaqësi popullore në rritje.

Ekipi i tij politik i vitit 2013 është zëvendësuar pothuajse tërësisht nga zyrtarë të profilit teknik – pa ndonjë lidhje të dukshme me Partinë Socialiste.

Në të njëjtën linjë, Rama promovoi në tre postet kyçe të kabinetit të tij ish.zv.ministrin Ervin Mete si ministër të Financave, diplomatin Igli Hasani në postin e ministrit të Jashtëm dhe Albana Koçiun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas Shkullakut, këto janë ndryshime kozmetike, pa asnjë risi për sistemin e ngritur tashmë nga Edi Rama.

“Qeveria Rama është duke prekur fundin e saj dhe nuk besoj se këto ndryshime do të prodhojnë ndonjë performancë çudibërëse,” tha Shkullaku. “Sistemi që Edi Rama ka ngritur është e pamundur të thyhet me ndryshime kozmetike, për më tepër kur ai vetë nuk ka vullnetin apo fuqinë për ta ndryshuar,” shtoi ai.

Mungesa e një analize qeverisjeje dhe vendimmarrja vetjake pa konsultim me organet drejtuese të partisë, tregon sipas Shkullakut, se PS është kthyer në një “repart ushtarak që thjesht ngre dorën për çdo vendim të kryeministrit”.

Shkullaku e shikon fjalimin e kryeministrit Rama si tregues të distancimit të tij nga emrat qeveritarë të akuzuar për korrupsion, duke mbrojtur sistemin e ngritur prej tij.

“Pikërisht në këtë tentativë për të shpëlarë sistemin që ai vetë ka ngritur, Rama projektoi dhe ndryshimet në qeveri, duke larguar disa emra të akuzuar për abuzime dhe futur disa të tjerë që kanë qenë larg kupolës drejtuese të Rilindjes,” analizoi ai.

Rakipllari mendon gjithashtu se emrat e rinj e forcojnë rolin dhe protagonizmin e Ramës në qeveri.

“Risia e vetme janë emrat e rinj teknikë, surprizë të zgjedhur nga Kryeministri, për të cilët nuk ka akuza apo vlerësim negativ,” tha Rakipllari, ndërsa shtoi :” me ndonjë përjashtim, ata nuk ofrojnë ndonjë garanci si në aspektin menaxherial, ashtu edhe politik”. /Reporter.al/

Etiketa: ndryshimeqeveriaRama

Lajme të lidhura

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

10:11 - 28/12/25
Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike
Breaking Views

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Para
Sot nuk ka heronj, sot ka pehlivanë!

Sot nuk ka heronj, sot ka pehlivanë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish
Breaking Views

Vlora në krizë uji: 3 ditë pa furnizim, spitali furnizohet me autobotë zjarrfikësish

10:20 - 28/12/25

Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës...

Lexo më shumë
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

10:11 - 28/12/25
Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Mediat italiane kritikojnë Kristjan Asllanin, pas humbjes së Torinos

Mediat italiane kritikojnë Kristjan Asllanin, pas humbjes së Torinos

09:00 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com