Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se mbështet kërkesën e Vjosa Osmanit për amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar mbështetjen ndaj Osmanit, ku me anë të një njoftimi të shpërndarë nga Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, janë shprehur se votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional.
“Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit.
Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend”, shkruan kryetarja Arbërie Nagavci.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin parlamentar për Legjislacion, Adnan Rrustemi është shprehur se janë angazhuar për shqyrtimin e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese.
“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, shkruan Adnan Rrustemi.
gijotina.com/










Discussion about this post