GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndryshon harta e Kuvendit të Kosovës, ja vendet që kanë fituar partitë

17:40 - 06/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Ndryshon harta e Kuvendit të Kosovës, ja vendet që kanë fituar partitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa numërimi i votave me postë dhe me kusht po vazhdon në Kosovë, sipas rezultateve të deritanishme ka ndryshuar ndarja e vendeve që partitë kanë fituar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në bazë të votave të numëruara deri në orën 15:30 të 6 janarit, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 57 deputetë në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, që ka 120 vende.

Votat me postë dhe ato me kusht duket se ia kanë siguruar edhe një deputet LVV-së të Albin Kurtit, që i fitoi bindshëm zgjedhjet e parakohshme duke marrë mbi 50 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës e Bedri Hamzës, pritet të ketë 23 deputetë, aq sa siguroi me votat e rregullta.

Me rezultatet aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës e Lumir Abdixhikut duket se ka humbur një deputet, pasi parashihet që të ketë 14 deputetë – nga 15 sa kishte pas numërimit të votave të rregullta.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt mbetet në numrin e njëjtë të deputetëve, përkatësisht me gjashtë.

Ndërkaq, Lista Serbe – partia e serbëve të Kosovës që është e afërt me Beogradin – pritet të ketë nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pret që të shpallë rezultatet përfundimtare më herët seç kishte planifikuar, përkatësisht para 19 janarit.

Pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe postë, pritet të numërohen edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote./REL

Lajme të lidhura

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe
Breaking Views

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

22:57 - 17/02/26
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos
Aktualitet

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26
Para
Shirat bllokojnë rrugët e Kukësit, izolohen qindra banorë

Shirat bllokojnë rrugët e Kukësit, izolohen qindra banorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat
Breaking Views

Salianji do mbajë takimin e radhës me strukturat e PD në Berat

23:35 - 17/02/26

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji do të mbajë foltoren e radhës në Berat, ditën e mërkurë. Dega e PD në...

Lexo më shumë
Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

Pas golit ndaj Benfica-s, ndërpritet ndeshja 10 minuta për Viniciusin

23:17 - 17/02/26
“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

“Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë” , William Walker: Gjyqi në Hagë është një fiasko e madhe

22:57 - 17/02/26
“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

“Gallatë” me Juventusin në Turqi, pëson 5 gola dhe e sheh me dylbi kualifikimin në Champions

22:21 - 17/02/26
Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

Ndërroi emrin, mbolli dhe flokët për t’i shpëtuar atentatit/ Detaje nga ekzekutimi i 49-vjeçarit në Koridhalos

20:17 - 17/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com