Ditën e sotme do të nisin punimet në aksin nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, në kuadër të projektit për përmirësimin infrastrukturor dhe estetik të segmentit.
Punimet përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin, sistemin e ndriçimit dhe përmirësimin e shtresave asfaltike.
Gjatë ndërhyrjeve do të devijohet përkohësisht njëra prej korsive, ndërsa qarkullimi do të vijojë në korsitë e tjera.
ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e punonjësve në terren.










Discussion about this post