GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Në 1 shtator nis zbatimi”, Kurti për reciprocitetin: Serbët mos bien pre e dezinformimeve

14:36 - 10/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 1 shtator nis zbatimi”, Kurti për reciprocitetin: Serbët mos bien pre e dezinformimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e qeverisë ditën e mërkurë, kryeministri Albin Kurti tha se vendimet do të hynin në fuqi nga 1 shtatori dhe paralelisht do të zhvillohej fushata e informimit për qytetarët. Ai u bëri thirrje serbëve në Kosovë të mos bien pre e fushatave të dezinformimit lidhur me vendimet e qeverisë për targat dhe dokumentet serbe, që siç tha synojnë të nxisin frike dhe destabilitet.

“Përballë fushatës sonë të informimit për vendimet e qeverisë të datës 29 qershor dhe thirrjes për ligjshmëri, u ngrit një fushatë e dezinformimit, e cila nxiste frikë dhe synonte destabilitet, ajo ishte vetëm në shërbim të barrikadave. Në përbërje me individë të armatosur ne te kaluar kriminale barrikadat u bënin rezistencë vendimeve tona vetëm që te mbronin krimin e organizuar në veri të vendit. Të dashur bashkëqytetarë, konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë republikën tonë.

Kurti tha se ka dëgjuar lajme të rreme që dokumentet serbe do të konfiskoheshin në kufijtë e Kosovës, por siguroi qytetarët serbë se vendimi për pajisje me dokumente në kufi nuk e pengon lirinë e lëvizjes dhe nuk parashikon konfiskim të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet serbe.

“Askush nuk është imun ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformatave, ndërkaq rreziku prej tyre është shumë i madh. Po jetojmë në një epokë sfiduese andaj na duhet kujdes i shtuar, sot dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Më 31 korrik, një ditë para hyrjes në fuqi të vendimeve për targat dhe dokumentet personale, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – dhe sulmuan policinë e Kosovës. Pas ndërhyrjes së faktorëve ndërkombëtarë, Qeveria u pajtua që të shtyjë zbatimin vendimeve për një muaj, pasi të hiqeshin barrikadat” – tha Kurti

Etiketa: Albin Kurtiprereciprocitetiserbetshtator

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
ISHMT në aksion, gjobiten 5 subjekte për shkelje të ndryshme

ISHMT në aksion, gjobiten 5 subjekte për shkelje të ndryshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com