GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në 11 do të bëjnë një mbledhje”, Preç Zogaj: Këta kanë thirrur më shumë njerëz se delegatë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 11 do të bëjnë një mbledhje”, Preç Zogaj: Këta kanë thirrur më shumë njerëz se delegatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Preç Zogaj teksa komenton Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha në 11 dhjetor thotë se do të jetë një kakofoni dhe kjo për shkak se aty janë thirrur më shumë njerëz sesa delegatë. Basha publikisht ka dëshmuar se ka shumicën në kryesi, ndërsa për foltoren thotë se ka ndërtuar një të folur që është përjashtuese.

“Edhe do të bësh kuvend bashkimi dhe ke startuar që në fillim me një ligjërim përjashtues. Në Kuvendin e datës 11 dhjetor, a do të hidhet në votim vendimi i Lulzim Bashës, që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar?” – thotë analisti Zogaj.

Më tej Zogaj thotë se dy kuvendet do të mblidhen, secila palë do mblidhet sepse secila pretendon se i ka delegatët dhe për këtë do të duhet që të verifikohen në rrugë institucionale.

“Të dy kuvendet do mblidhen, secila palë do mblidhet sepse secila pretendon se i ka delegatët. Prania e një shumice i jep një drejtim zhvillimeve.  Mënyra si e kanë thirrur kuvendin i ka dhënë municion Bashës për ta kundërshtuar, sepse pala tjetër presupozon se e ka shkarkuar Bashën. Gjithë ligjërimi, kanë ndërtuar një të folur që është përjashtuese. Edhe do të bësh kuvend bashkimi dhe ke startuar që në fillim me një ligjërim përjashtues.

Kjo mazhorancë duhet të verifikohet në rrugë institucionale. Unë kam thënë që Lulzim Basha duhet të dalë në terren, por ai ka strategjinë e vet. Unë do isha dakord për të hapur garën për kryetarin e PD, por ju nuk keni këtë plan. Pala e foltores nuk e ka këtë plan, pala e foltores është e pandershme. Në 11 do të bëjnë një mbledhje. Këta kanë thirrur më shumë njerëz se delegatë, për të përzierë numrat. Do ketë dhe anëtarë të PD që përzihen me delegatët dhe do jetë një kakofoni. E kanë armatosur, është zgjedhja që ka bërë Berisha, ka zgjedhur që të kalojë mënjanë statutit.

Aty mungon një gjë për të cilën ka nisur foltorja, thelbësorja është se këta e kanë nisur foltoren duke e akuzuar Bashën se ka marrë një veprim në kundërshtim me statutin dhe se nuk ka pyetur partinë. Tani këta do ta hedhin në votim vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës? Pra do shprehet Kuvendi që Sali Berisha nuk duhet të pezullohet, sepse për këtë ka nisur?!” – tha Preç Zogaj.

Etiketa: delegatembledhjenjerezPrec Zogaj

Lajme të lidhura

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Para
“Uaaa, s’është Donaldi”, Trixa trembet kur vë re ndryshimet, ikën me vrap nga Romeo

“Uaaa, s’është Donaldi”, Trixa trembet kur vë re ndryshimet, ikën me vrap nga Romeo

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com